Kjo është dieta më e kërkuar e 2016-ës në Google

Dieta

Kjo është dieta më e kërkuar e 2016-ës në Google

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 07:33
Ilustrim

Dieta më e kërkuar e vitit nuk ishte ajo që Kim Kardashian ndoqi pas lindjes së djalit, as disa forma moderne të mbrojtura nga Gwyneth Paltrow. Të gjithë në Google, në vitin 2016 kanë kërkuar dietën GOLO. E ke idenë se ç’është kjo? Në fakt, kjo lloj diete nuk ka qenë e fshehur, sipas gjasave, sepse shumë njerëz e njohin dhe e dinë edhe si funksionon.

Çfarë është saktësisht dieta Golo?

Dieta GOLO fokusohet në menaxhimin e niveleve të insulinës në trup më shumë se sa llogaritja e kalorive. Insulina, siç dihet, është hormoni që përdor trupi për të kthyer sheqerin në energji. Kështu, sipas dietës GOLO, besohet se optimizimi i insulinës do të çojë në humbje të peshës.

Dieta ofron një plan metabolik “Metabolic Fuel Matrix plan” duke treguar kombinimin e drejtë të ushqimit me suplementet prioritare që ofrohen duke ndjekur dietën GOLO. Mund të mësosh më shumë për këtë lloj diete edhe duke lexuar dëshmi të ndryshme të njerëzve që e kanë ndjekur.

“Taco Diet” dhe “Pizza Diet” janë po kështu dy dieta të tjera mjaft të kërkuara në Google për vitin 2016.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat