Menyja e Kim Kardashian: Si të humbni 15 kg dhe të ruani linjat e trupit!

Dieta

Menyja e Kim Kardashian: Si të humbni 15 kg dhe të ruani linjat e trupit!

Më: 13 janar 2017 Në ora: 11:01

Provojeni dietën në të cilën betohet Kim Kardashian!

Kim sërish thotë se, pas lindjes së djalit Saint, ka rikthyer linjat e trupit “pothuajse deri në përsosmëri”, ndërkaq linjat sipas të cilave është e njohur akoma janë po ato.

Starleta e njohur betohet në dietën e Atkinsonit dhe, përveç që i përmbahet regjimit të rreptë të ushqimit, i cili nuk lejon më shumë se 1.800 kalori në ditë, ushtron me përkushtim në palestër dhe tashmë ka arritur t’i humbë më shumë se 30 kilogramë të fituar gjatë shtatzënisë.

Tani gjoja ka më pak se 60 kg. Ja se çka përmban menyja ditore e zonjës West.

Hidratimi: prej 1,5 deri në 2 litra ujë

Dita e parë

Kafjalli: Omëletë me mish të tymosur gjel deti
120 ml jogurt grek me 1/3 e filxhanit boronica

Zamra: Kek me çokollatë të zezë dhe drithëra nga programi i Atkinsit

Dreka: Mish i pulës i pjekur në skarë me spinaq dhe me salcë nga djathi feta

Zamra: 1 karotë e madhësisë mesatare dhe 4 lugë humus

Darka: Shojzë me limon dhe sherbelë dhe bizele të ziera në avull

Gjithsej kalori 1.504

Dita e dytë

Kafjalli: Simite me mish pule dhe luledielli salcë dhe djathë

Zamra: Një gjysmë molle e madhësisë mesatare
60 gramë djathë të pastër

Dreka: Burger me mish gjeldeti me ajolie, domate, tranguj dhe qepë

Zamra: Çokollatë karamele e Atkinsit

Darka: Mish pule të pjekur me rozmarinë dhe limon bashkë me shpargull skare
1/3 e filxhanit oriz integral

Gjithsej kalori: 1561

Dita e tretë

Kafjalli: Vezë syze, speca të gjelbër të pjekur
1/8 e pjeprit

Zamra: Vanilje frape

Dreka: Brumë nga kungulleshkat me suxhuk nga mishi i pulës

Zamra: Çokollatë e Atkinsit me vanilje, pemë dhe drithëra

Darka: Mish zogu i pjekur në skarë me lulelakër, makarona dhe djathë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat