Dieta e cila vërtet ka sukses, madje për një muaj: Sheherzada është dobësuar 7 kg, Sulejmani 14!

Dieta

Dieta e cila vërtet ka sukses, madje për një muaj: Sheherzada është dobësuar 7 kg, Sulejmani 14!

Më: 15 janar 2017 Në ora: 09:22
Halit Ergenç dhe Berguzar Korel

Për shkak të xhirimit të serisë së re, Halit Ergenç është detyruar të dobësohet, andaj Berguzar ka marrë gjërat nën kontroll dhe ka aplikuar menynë familjare.

Seria turke “Ti je atdheu im” (Vatanim Sensim), bindshëm është më e shikuara në vend. Për të portretizuar besnikërisht personazhin e të burgosurit, Haliti shpejt është detyruar të dobësohet, por edhe për të ruajtur megjithatë forcën për xhirime të mundimshme.

Aty është bashkëshortja e tij energjike Berguzar Korel, e cila gjërat i ka marrë vetë nën kontroll dhe ka organizuar menynë sipas së cilës Haliti për një muaj e gjysmë ka hequr 14 kilogramë, ndërkaq ajo rreth 7, transmeton Telegrafi.

“Ushqehem me perime të gjelbra dhe me mish gjysmë të pjekur”, ka zbuluar Haliti i cili me disiplinën ushtarake i është përmbajtur regjimit të cilin ia ka përcaktuar bashkëshortja.

“Gjithashtu, nga ushqimi kam eliminuar sheqerin, ushqimet me gluten dhe produktet e qumështit. Në të vërtetë, mund të them që kam qenë në ushqim të papjekur”, ka pranuar aktori i famshëm.

Ato ditë Haliti ka ngrënë spinaq të gjelbër, selino, panxhar të kuq, karotë, avokado, mollë të gjelbra dhe xhenxhefil, por që të gjitha i ka njomur me limonadë dhe me lëng të bërë nga mugujt e drithërave.

Ka ngrënë 2 lugë fara liri para drekës. Për 6 muaj ka humbur 15 kg dhe ka rregulluar kolesterinën!

Megjithatë, racionet nuk kanë qenë monotone, sepse bash e dashura e tij ia ka përgatitur sallatë nga kinoe, çorbë nga kungujt, biskota nga bademet dhe farat e lirit apo të bademit, arrat indiane, kakaos e gjalpit dhe kokosit, si edhe ëmbëlsira nga hurma, kakao, portokalli dhe menta.

Të gjitha i ka bërë me shumë dashuri dhe kreativitet andaj nuk është për t’u çuditur që Haliti, edhe pse ka humbur aq shumë kilogramë, thjesht po shkëlqen. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat