Dieta me jogurt: Për tri ditë humbni katër kilogramë!

Dieta

Dieta me jogurt: Për tri ditë humbni katër kilogramë!

Më: 15 janar 2017 Në ora: 16:05
Ilustrim

Efekti i dietës me jogurt bazohet në probiotikët që stimulojnë rritjen e florës së shëndetshme të zorrës, që pason me tretjen e ushqimit dhe humbjen e shpejtë në peshë.

DITA E PARË

Kafjalli: Në mëngjes hani jogurt pa yndyrë ose me pemë, me flluska, sipas dëshirës. Dreka: Në vaj ulliri shtoni perime dhe në fund i përzieni me oriz. Pos kripës dhe piperit në perime, mos shton erëza të tjera. Për desert hani jogurt me pemë. Darka: Para gjumit hani sallatë me proshutë dhe karotë. Qëroni 1 karotë, mollë dhe 50 g proshutë në vaj ulliri. I përzieni me jogurt pa yndyrë.

DITA E DYTË

Kafjalli: Sallatë me tranguj dhe jogurt. Dreka: Pak mish gjeldeti me piper dhe kripë, në vaj ulliri. Shtoni kërpudha, domate dhe spec. Kur perimet të zbuten shtoni jogurt. Darka: Dy gota jogurt të përziera me fruta deti.

DITA E TRETË

Kafjalli: Me jogurt përzieni djathë, mollë, pak kanellë dhe në fund kripë dhe piper. Dreka: Piqni 150 g file skumbri, sallatë me jogurt, me tranguj dhe pak majonezë. Darka: Zieni 100 g makarona, shtoni spec të prerë dhe vezë të zier. Të gjitha i përzieni me jogurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat