Dietologët hedhin poshtë faktin që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës

Dieta

Dietologët hedhin poshtë faktin që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës

Më: 19 janar 2017 Në ora: 22:47
Ilustrim

Dietologët dhe mjekët gjatë gjithë kohës kanë mbështetur idenë që mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por si duket ky nuk është 100 përqind e vërtetë.

Dr. James Betts, dietolog, thotë se ‘përfitimet’ e të ngrënit herët ende nuk janë shqyrtuar siç duhet.

Sipas tij, studimet e kryera deri tani nuk janë testuar asnjëherë dhe, rrjedhimisht, nuk mund të thuhet se është komplet e vërtetë.

Prandaj, ai kishte vendosur të bëjë një studim të vetin, ku kishte zbuluar se shmangia e ngrënies së mëngjesit nuk ndikon në nivelet e dhjamit në trup, e as nuk ndikon që njerëzit të shtojnë më shumë kile.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat