Ja pse nuk duhet ta nisësh dietën nëse është e martë!

Dieta

Ja pse nuk duhet ta nisësh dietën nëse është e martë!

Më: 31 janar 2017 Në ora: 15:46
Ilustrim

Nëse ke shumë kohë që përpiqesh të nisësh dietën dhe e ke vendosur pikërisht të martën, bën mirë të heqësh dorë ose ta shtysh për të mërkurën. Nëse e nis dietën në ditën e dytë të javës, me shumë mundësi do ta braktisësh të nesërmen.  Sipas një sondazhi të cilit i janë nënshtruar 2000 njerëz, dita më e mirë për të nisur regjimin e duhur ushqimor, është e diela.

Sekretet e dietës nuk mbarojnë me kaq. Përveç ditës, është e rëndësishme edhe ora. Duhet ta shtyni ngrënien e drekës së paku deri në orën 14.00 sepse ‘sulmet’ e urisë shpërthejnë në orën 15.30 dhe nëse keni drekuar herët , p.sh në orën 13.00, do ta keni më të vështirë për ta kaluar. Për të kapërcyer urinë e menjëhershme, në vend të ca biskotave që mund të hani, provoni me një kos apo frutë të freskët. Këshillohen edhe frutat e thata por me masë, jo më shumë se 5 kokrra bajame.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat