Mos i ndani bajamet nga dieta juaj ushqimore

Dieta

Mos i ndani bajamet nga dieta juaj ushqimore

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 08:10
Bajamet

Bajamet njihen për cilesinë e lartë të proteinave, fibrave dhe yndyres që përmbajnë por rëndësi të veçantë ka gjithashtu dhe fakti që janë ushqim pa kolesterol. Ato janë burim i Vitamines E, në formën e alfa-tokoferolit dhe janë të pasura në antioksidantë, magnez, kalcium dhe kalium. Tek bajamet gjendet dhe manganes dhe fosfor.

Ndryshe nga bajamet e ëmbla ato të hidhura nuk përdoren për konsum nga njeriu por janë shumë të vlefshme në fushën e kozmetikës ku mund t’i gjeni në formë vaji apo parfumesh. Një përdorim tjetër është dhe përdorimi esencë aromatike në prodhimin e likereve etj.

Bajamet kanë shumë kalori dhe nuk rekomandohet ngrenia e tyre në sasi të mëdha pas ushqimit, por rekomandohet perzjerja me fruta të fresketa (në sallatë). Lëkura e bajameve ka veti irrituese dhe është mirë që të hiqet para konsumit, duke e lënë në ujë për 1-2 orë. (studimet tregojnë se duhet të konsumohen megjith lëkurë për përfitimin e plotë të vlerave ushqyese)

Sipas studimeve në qoftë se konsumoni rreth 10-15">10-15 kokrra në ditë ulet kolesteroli me 14%. Kosumimi i bajameve ka dhënë rezultate në mjekimin e konstipacionit. 10-15">10-15 kokrra bajame në darkë ndihmojnë në daljen jashtë në mëngjes.

Bajamet mund të jenë tepër efektive edhe në rastet e acarimit të lëkurës, vaji i bajames i përzjerë me ujë , freskon lëkurën, ndalon krruajet. Vaji i tyre përdoret për të rigjeneruar lëkuren për të kuruar rënien e flokëve, zbokthin, hollimin e flokëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat