A ndihmon uthulla e mollës në rënien në peshë?

Dieta

A ndihmon uthulla e mollës në rënien në peshë?

Më: 2 shkurt 2017 Në ora: 22:46
Ilustrim

Uthulla e mollës është super-ushqimi i momentit. E prodhuar nga fermentimi i mollës, ajo është vlerësuar gjithmonë për vetitë e saj shërues, duke filluar nga parandalimi i diabetit dhe kancerit, deri tek mbrojtja ndaj sëmundjeve të zemrës.

Por, a mund të ndihmojë për t’u dobësuar?

“Mendoj se mundet, edhe pse ndikimi nuk është shumë i madh”, thotë Carol Johnston, profesoreshë në Universitetin Shtetëror të Arizonës, në SHBA.

Johnston ka më shumë se 1 dekadë që merret me kërkimet në lidhje me uthullën e mollës dhe efektet e saj shëndetësore. Nga kërkimet e veta ajo zbuloi se uthulla e mollës nuk bënte ndonjë mrekulli të madhe sa i përket rënies në peshë, megjithatë luante një rol të konsiderueshëm. Ndërkohë, një studim i vitit 2009 nga Japonia zbuloi se pirja e dy lugëve gjellë uthull molle të holluar në ujë, dy herë në ditë, ndihmonte njerëzit të humbnin rreth  2 kg për 12 javë.

Testimet laboratorike dhe tek kafshët kanë treguar, sipas prof. Johnston, se uthulla e mollës mund të shkaktojë ndryshime metabolike që mbështesin rënien në peshë.

“Ka disa të dhëna që tregojnë se acidi acetik tek uthulla e mollës mund të vërë në funksion metabolizmin e dhjamit”, shpjegon ajo.

“Vetëm se nuk është provuar në mënyrë adekuate tek njerëzit, prandaj nuk kemi të dhëna të sakta që vërtetojnë efikasitetin e saj”.

Të gjitha llojet  e uthullës së mollës përmbajnë acid acetik, ingredienti kryesor që ndihmon me tretjen.

Johnston thotë se mënyra më e mirë dhe e sigurt për ta konsumuar atë është të përzieni 1 ose 2 lugë gjelle uthull molle me 230 ml ujë. Konsumojeni atë pak para se të hani.

“Nëse e pini më parë, nuk do të keni ndonjë përfitim”, shpjegon Johnston.

Ajo thekson që uthulla e mollës duhet pirë e holluar me ujin, pasi përndryshe do t’ju djegë fytin. Mund ta përdorni edhe në sallatë. Ndryshe nga disa lloje të tjera uthullash, ajo e mollës ka një shije dhe aromë të ëmbël, falë frutit nga i cili bëhet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat