Shihni çfarë personaliteti keni, të mësoni dietën që ju bën elegantë

Dieta

Shihni çfarë personaliteti keni, të mësoni dietën që ju bën elegantë

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 11:56
Ilustrim

Jen Widerstrom, instruktore palestre beson se gjetja e një plani diete duhet të jetë në përshtatje me personalitetin tuaj në mënyrë që të funksionojë siç duhet.

"Për dikë i cili shkruan një dietë duke mos përfshirë lexuesit, është një plan i dështuar. Kjo sepse unë dua të bëj diçka për të cilët ata janë dhe jo ata të bëjnë diçka që unë jam duke bërë për ta,” tha Widerstrom për Fox News. Në librin e saj “Ushqimi i duhur sipas llojit të personalitetit tuaj,” ajo kategorizon njerëzit në 5 grupe të ndryshme varësisht personalitetit, duek u dhënë atyre një dietë 4 javore dhe një plan të përshtatur edh epër palestrën.

Njerëzit e organizuar
Një person që është i rregullt në përditshmërinë e tij, i orientuar drejt rezultateve dhe auto-kritik, ndjek me përpikmëri një dietë shumë të strukturuar, me ushqime të përcaktuara dhe me ngrënine e recetave të tyre në çdo vakt.

Personat ekstrovertë
Janë në përgjithësi njerëz socialë, por të përgjegjshëm. Ata i sheh gjithmonë duke u përpjekur për të përfunduar me shumë përpjekje një dietë ushqimore. Ata kanë nevojë për shumë opsione që të kënaqin dëshirat e tyre dhe të mos ndjehen shumë të kufizuar nga një plan diete i rreptë, tha Widerstrom.

Rebelët
Këto lloj njerëzish spontanë dhe impulsivë duhet të ketë energji të mëdha. Ata mund të bien shpesh në kundërshtim me dietat dhe ushtrimet për shkak të impulsivitetit të tyre. "Për shkak se ka një mungesë të vëmendjes në detaje, ata nuk mendojnë për madhësinë e racioneve, duan thjesht të hanë dhe t’i japin fund urisë,” – tha Jen Widerstrom.
Sipas saj, ata duhet të punojnë me veten që në fillimi të ditës, pasi pakudjesia e tyre mund t’i çojë ato disa orë të mira në një kafene sesa në palestër.
 

Heronjtë e përditshmërisë
Njerëzit në këtë grup janë bashkëpunues dhe miq të përkushtuar. Ata janë gjatë gjithë kohës të mbingarkuar, që shkakton dhe mospërputhje me oraret e stërvitjes apo me ngrënien e vakteve sipas udhëzimeve të caktuara në dietë. Për të qëndruar në rrugën e duhur, ata duhet t’i kushtojnë më shumë kohë vetes dhe të investojnë më shumë në shëndetin e tyre.

Njerëzit që thonë “kurrë ose gjithmonë”

Ata mund të jenë shumë të zgjuar kur duan të jenë, dhe në raste të tjera shpesh bëhen pesimistë dhe mendojnë negativisht. Gjetja e një miku apo e një trajneri personal për të shkuar në stërvitje mund t’i ndihmojë ata të kenë sukses në humbjen e peshës. Ata janë njerëz që e arrijnë atë që duan, por kanë nevojë për dikë që t’iu japë një mbështetje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat