Çfarë ushqimi përdorin modelet e Victoria Secret?

Dieta

Çfarë ushqimi përdorin modelet e Victoria Secret?

Më: 11 shkurt 2017 Në ora: 15:28
Modelet e Victoria Secret

Të hash mirë sjell rezultate më të mira se të hash pak, dhe këtë e tregojnë femrat më të bukura të planetit që për çudi nuk janë gjithmonë në dietë, por zgjedhin një ushqyerje të shëndetshme dhe përjashtime drastike kur kanë evente të rëndësishme.

Dietat e engjëjve të Victoria’s Secret kanë në fakt një të përbashkët: janë jashtëzakonisht të shëndetshme dhe respektojnë rregullat.

I vetmi moment kur ndjekin një dietë drastike është kur janë në pasarelë, pasi duhet të jetë më të dobëta se zakonisht.

 “Të hash në mënyrë të shëndetshme është gjëja më e rëndësishme. Nuk stërvitem mirë nëse nuk ha në mënyrën e duhur. Dita ime fillon me një vezë, avokado dhe bollgur”, ka thënë bukuroshja Kendal Jenner.

Adriana Lima ka rrëfyer për “Daily Mail” se ushqehet vetëm me lëngje të shtrydhura proteinike për të paktën 9 ditë, pa shtuar asnjë ushqim të fortë dhe në 12 orët para sfilatës eliminon të gjitha lëngjet. Në fakt kjo është shumë pak e këshillueshme.

Motra e vogël e Gigi, Bella Hadid, rrëfen se nuk ka hequr dorë nga asgjë, dhe ha sandviçë e patate të skuqura pothuajse çdo ditë.

Për të mbajtur trupin në formë, Gigi Hadid ka një stil jete të rregullt, një dietë e ekuilibruar dhe shumë aktivitet fizik. Në përgjithësi preferon ta bëjë vetë ushqimin mes sallatave dhe lëngjeve të frutave, por edhe ajo nuk heq dorë nga dita e vështirë, kur mund të hajë gjithçka, përfshi edhe hamburger apo akullore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat