Mbani dietë por nuk dobësoheni, ja pse ndodh

Dieta

Mbani dietë por nuk dobësoheni, ja pse ndodh

Më: 18 shkurt 2017 Në ora: 16:58
Ilustrim

A ju ka ndodhur të mbani dieta të njëpasnjëshme dhe nuk dobësoheni ashtu siç e prisnit? Dietologët thonë se ka disa shkaqe për këtë fenomen.

-Mungesa e vitaminave

Bëj një test nëse të mungon ndonjë lloj vitamine dhe drejt e në farmaci, ose kërko ushqime të pasura me atë lloj vitamine. Ato mund të jenë vitaminat B që ndihmojnë në djegien e yndyrave dhe uljen e nivelit të stresit nëse ai ka fluturuar pa kontroll.

-Masa e racioneve

Dietologia skoceze Fiona Kirk rekomandon të përdorim racione ushqimesh me karbohidrate apo proteina jo më të mëdha sesa grushti dhe ta mbushim pjesën tjetër të pjatës me fruta dhe perime. Sigurisht duhet të përdorni pjata më të vogla që mos të ngelet më vend.

-Bakteret e zorrëve

Merrni shumë ushqime probiotike që furnizojnë nivelet e baktereve të shëndetshme që përfshijnë preshin, hudhrën dhe bananet dhe të shmangësh antibiotikët që mund t’i vrasin ato. Gjithashtu mund të marrësh një pije të përditshme probiotike si kosi.

– Truri

Fokusohuni te arsyet pse do të humbisni peshë dhe i thoni vetes se do t’ia dilni. Beni mirë t’i shënoni objektivat për peshën në një letër. “Unë këshilloj që të gjithë të mbajnë shënime dhe ta kontrollojnë para se të bëjnë diçka që vë në provë premtimin”, – thotë trajneria personale e Jennifer Garner, Valerie Waters.

– Qëndroni ulur për një kohë të gjatë dhe nuk merreni me aktivitet sportiv.

– Nuk konsumoni ujë sa duhet

– Ikapërceni proteinat– Shumë studime kanë arritur në përfundimin se proteinat përshpejtojnë dobësimin dhe forcojnë muskujt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat