Si rezultat i këtij hormoni ju nuk mund të humbni peshë: Ja si mund ta nxisni rënien në peshë

Dieta

Si rezultat i këtij hormoni ju nuk mund të humbni peshë: Ja si mund ta nxisni rënien në peshë

Më: 28 shkurt 2017 Në ora: 21:15
Ilustrim

Sa herë keni tentuar të humbni peshë dhe pa asnjë rezultat? Shumë shpesh? E pra, ndoshta gjithçka ka të bëjë me hormonet tuaja.

A keni dëgjuar ndonjëherë për leptin-in?

Është një hormon që kushtimisht thënë e ‘pengon’ humbjen e peshës. Funksioni kryesor i tij është për të rregulluar nivelet e energjisë dhe peshës. Ky kalon pengesën mes gjakut dhe trurit dhe shkon drejtëpërdrejtë në receptorët në qendrën e trurit për oreks. Pastaj, dërgon sinjale në tru në lidhje me sasinë e ushqimit që ka nevojë trupi juaj.

Leptin-i stimulon aktivitetin e sistemit nervor simpatik dhe stimulon indet yndyroreqë të shpenzojnë energji. Megjithatë, ndonjëherë trupi krijon rrezistencë ndaj këtij hormoni.

Kjo ndodhë kur hormoni leptin nuk mund të arrijë objektivat dhe nuk arrin të kontrollojë oreksin. Ndonjëherë receptorët nuk mund të dërgojnë sinjale deri të qelizat. Kjo është ajo që ndodhë me njerëzit mbipeshë.

Nivelet e larta të leptin-it e bëjnë personin më pak të ndjeshëm ndaj tij, dhe truri nuk mund të ndjek sinjalet që merr, gjë që rezulton në metabolizëm të dobët dhe keq ushqyerje.

Simptomat e mëposhtme tregojnë rrezistencë të mundshme të leptin-it:

Shtim në peshë
Dëshirë e pakontrolluar për ushqim
Stresi për ngrënie
Ngrënie në orë të vona të natës
Hipertension
Pagjumësi
Paaftësi për të humbur peshë të madhe
Dëshirë për konsumin e sheqerit
Numër i lartë i triglicerideve
Ankth
Motivim i dobët
Lodhje pas ngrënies

Çfarë duhet të ndaloni së ngrënuri për të kundërshtuar rezistencën e insulinës:

Yndyrnat
Sheqerin
Karbohidratet
Shurup misri me fruktozë të lartë

Hani më shumë ushqime organike, shmangni karbohidratet prej gruri. Përfshini në dietën tuaj të ushqimit më shumë yndyrna të ngopura, siç ndodhet në vaj kokosi, avokado, arra, gjalpë dhe yndyrna shtazore. Përdorni acide yndyrore omega-3 me bazë shtazore.

Ndërprisni mënjëherë konsumin e ushqimeve të përpunuara. Hani më shumë fibra të tretshme dhe proteina si dhe më pak karbohidrate.

Aktiviteti fizik luan rol shumë të rëndësishëm. Ai rikthen ekuilibrin natyror në trup dhe shfuqizon rezistencën e leptin-it.

Çështja juaj lidhur me leptinin mund të jetë si rezultat i privimit të gjumit. Bëni gjumë të mjaftueshëm. Kontrolloni nivelin tuaj të leptinit rregullisht dhe trajtoni veten në kohë. Përdorni mënyra natyrale për të rikthyer ekuilibrin tuaj hormonal.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat