Pije e shijshme që ju kënaqë dhe ju ndihmon të humbni peshë

Dieta

Pije e shijshme që ju kënaqë dhe ju ndihmon të humbni peshë

Më: 6 mars 2017 Në ora: 23:48
Ilustrim

Humbja e peshës duket si mision i pamundur, sidomos në këtë pjesë të vitit kur ne jemi në të gjitha anët të tërhequr nga gjëra të ndryshme të shijshme.

Megjithatë, ju mund të ndihmoni metabolizmin tuaj dhe të zvogëloni dëshirën për të ngrënë, në qoftë se ju vetë përgatitni këtë pije të shijshme të dimrit.

Të gjitha që ju duhen janë limoni, mjalta dhe kanella, të përziera në një gotë me ujë të ngrohtë.

Këta tre përbërës ndihmojnë tretjen, dhe se është vërtetuar që kanella, e cila është përdorur në mjekësinë tradicionale për shekuj me radhë, është plot me antioksidantë, të cilët reduktojnë inflamacionin në trup.

Studimet e kufizuara kanë treguar se ndoshta ul kolesterolin tek njerëzit me diabet të tipit 2, ndërsa një studim i vogël i publikuar në revistën "Journal of Preventive Medicine", ka treguar se njerëzit që janë në dietë dhe rregullisht përdorin kanellën, humbin peshë më shumë në krahasim me të tjerët.

Mjalti gjithashtu ka veti antibakteriale, dhe është konsideruar një alternativaë më e natyrshme dhe e shëndetshme ndaj sheqerit të rafinuar.

Limoni është i pasur me vitamina, dhe sipas nutricionistes Elise Ramsay, pija e bërë nga ky fryt ndihmon në lehtësimin e fryerjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat