Mjafton vetëm një ditë për t’u dobësuar

Dieta

Mjafton vetëm një ditë për t’u dobësuar

Më: 26 prill 2017 Në ora: 01:18

Për t’u kthyer në formë mjafton vetëm një ditë. Vetëm një ditë kufizime dhe gjithë java e lirë. Pak a shumë. Kështu premton Marc Messegue me dietën e dobësimit, një zakon ushqyerje në gjendje të përmirësojë cilësinë e jetës dhe shëndetin, pa hequr dorë nga shumë gjëra.

Në ditën e dietës, rregullat që duhen respektuar janë pak: ushqime të freskëta, pa kripë për të pastruar dhe dezintoksikuar trupin dhe mendjen. Objektivi: Riaktivizimi i metabolizmit, ruajtja e linjave dhe reduktimi i radikaleve të lira. Të hash pa kripë ke përfitime në shëndet.

Në dietën “Mjafton një ditë”, Messegue paralajmëron për konsumimin e tepërt të sodës, nënvlerësohen rreziqet dhe dëmet për sistemin kardiovaskular. “Përtypim më shumë se sa është e nevojshme, dhe ndonjëherë dhe pa shkak”.

Që në mëngjes, thotë ai, një tas me drithëra përmban një sasi kripe sa një tas me ujë deti, ndërsa vetëm një pako patatina është e barabartë me tre tasa. Doza ditore që nuk duhet kaluar, rekomanduar nga mjekët dhe nutricionistët, është 2-3 gram, dhe ne mesatarisht konsumojmë 9-12 gramë. Efektet negative janë më të këqija se duhanpirja apo mbipesha.

Për të marrë veten mjafton një ditë, jo dieta të gjata dhe strikte. “Dua vetëm që njerëzit të kuptojnë që të dobësohesh në mënyrë progresive garanton rezultate më reale, dhe se dita ime e dobësimit është pikërisht ajo që të bën të humbasësh peshë, ta stabilizosh e ta mbash në kohë me një sforco minimale. Dhe nuk është thjesht çështje bukurie, por kryesore shëndeti”, thotë eksperti i mjekësisë natyrale, shkruan TopChannel.

Çfarë duhet të dini për dietën Messegue

Duhet të zgjidhni ditën e duhur të javës, zgjidhni atë më komoden që mund ta respektoni. Normalisht këshillohet e hëna, pasi vjen pas një fundjave të ngarkuar. Për më tepër që ka dhe vlerën simbolike si fillimjave.

Në momentin që zgjidhni ditën, kontrolloni peshën. Duhet të peshoheni në mëngjesin e ditës së dobësimit çdo javë, e më pas të nesërmen e saj për të vlerësuar ndryshimet. Në këtë ditë mesatarisht mund të humbësh 1 kg, por mos harroni se bëhet fjalë për humbjen e lëngjeve.

Por ja se çfarë duhet të hani në ditën e dobësimit. Në mënyrë rigoroze nuk duhet të ketë kripë të shtuar apo karbohidrate. Për shembull në mëngjes mund të hani dy feta bukë pa kripë, mjaltë ose marmelatë, kafe apo çaj, të gjitha këto pa qumësht. Mos harroni të konsumoni një frut gjatë orëve të paradites dhe të pasdites.

Në këtë ditë preferohet të mos konsumohen makaronat dhe orizi dhe ushqimet t’i gatuani me avull. Por nuk përjashtohet as zgara apo edhe krudo. Çdo ditë duhet të pini 1.5 l ujë, oligomineral dhe jo të gazuar artificialisht. Konsumoni sasi të madhe perimesh të freskëta. Konsumoni ëmbëlsira në sasi të kufizuar, mundësisht në mëngjes, po kurrë pas vakteve duke zgjedhur mundësisht ato natyralet, si për shembull, fiq të thatë ëmbëlsira me miell integral apo dhe mollë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat