Disa pije që ju djegin yndyrnën e tepërt

Dieta

Disa pije që ju djegin yndyrnën e tepërt

Më: 26 prill 2017 Në ora: 18:03
Disa pije që ju djegin yndyrnën e tepërt

Sezoni i plazhit është gati të fillojë dhe shumë prej nesh duan të heqin disa kile të tepërta që të jenë edhe më shumë gati.

Ne do t’ju tregojmë disa pije që do t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja për të humbur në peshë dhe për të eleminuar toksinat e dëmshme, duke nxitur metabolizmin tuaj për të djegur yndyrnën e padëshiruar. Për shkak të përbërësve këto pije ju djegin më lehtë yndyrnat dhe rrisin efektin e organizmit.

Smoothie jeshil
Kjo recetë është perfekte për t’u pirë gjysmë ore përpara mëngjesit. Kjo do t’ju ndihmojë në pastrimin e sistemit të tretjes, në mënyrë që çdo gjë që konsumoni gjatë ditës të tretet në mënyrë efikase dhe pa grumbulluar më shumë karbohidrate. Për të përgatitur këtë pije ju vetëm duhet të përzieni së bashku përbërësit e listuar më poshtë në një blender.


Përbërësit:
– Gjysmë një fete ananasi
– Një fetë e trashë kastraveci
– Selino
– Një fetë patëllxhani
– Një rrepë

Ujë me limon dhe fara chia
Farat Chia janë të shkëlqyera për detoksifikimin dhe pastrimin e trupit tuaj. Përveç të qenurit një burim i madh i antioksidantëve natyralë, ato gjithashtu ndihmojnë në heqjen e yndyrës trupore të tepërt. I kombinuar me limon, kjo pije jo vetëm që do t’ju ndihmojë të arrini qëllimet tuaja të humbjes së peshës, por gjithashtu do të rrisë edhe nivelet e energjisë së trupit tuaj. Është një eliksir i përsosur për t’u pirë në mëngjes. Përzieni një lugë farash chia dhe lëngun e gjysmës së limonit me një gotë ujë. Lëreni përzierjen për 10 minuta para se të pini.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat