Humbisni 7 kg në 2 javë me dietën e kastravecëve

Dieta

Humbisni 7 kg në 2 javë me dietën e kastravecëve

Më: 20 maj 2017 Në ora: 08:12
Ilustrim

Po mendoni të humbni peshë shpejt dhe lehtë? Provoni të konsumoni kastravecët, një nga perimet më fantastikë të sezonit të verës. Të shijshëm, të bollshëm në ujë dhe me shumë elementë të tjerë ushqyes, të domosdoshëm për trupin e njeriut. Dietologët e këshillojnë jashtë mase dhe për humbjen në peshë për shkak të këtyre cilësive që ka.

Kjo dietë mund të ju ndihmojë të humbni rreth 7 kg për 2 javë.

Dieta

Për mëngjes: Sallatë me kastravecë dhe dy vezë të ziera
Masvakt: Një mollë të madhe dhe një pjeshkë (më të vogël se 200 gramë)
Drekë: Bukë gruri dhe sallatë me kastraveca
Mesvaktet: Pije e përzier me mollë, spinaq, tranguj, xhenxhefil, bajame dhe arra.
Darkë: Sallatë me fruta (300 gramë)
Mënyra e përgatitjes së sallatës:
400 gramë kastravecë
200 ml qumësht të thartë apo jogurt
Kripë
Qepë të freskët
Kungujt pasi t’i pastroni, i prejini në copa të vogla, pastaj i shtoni kripën dhe gjatë përzierjes e shtoni jogurtin apo qumështin, transmeton telegraf. I përzieni mirë, dhe në fund e shtoni qepën. Sallata me tranguj është e gatshme për t’u ngrënë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat