Sensacioni në luftën kundër obezitetit, balona që humb kilogramët

Dieta

Sensacioni në luftën kundër obezitetit, balona që humb kilogramët

Më: 20 maj 2017 Në ora: 18:49
Ilustrim

Teknologjia ka ofruar edhe një risi në luftën kundër kilogramëve të tepërt.

Balona e teknologjisë së lartë është risia në këtë fushë. Ajo duhet të përbihet, mbushet me ujë dhe qëndron në lukth për katër muaj, ndërkohë që kilogramët humbin. Ky lloj i ri balone në fakt ka marrë aprovimin për përdorim në Britani të Madhe dhe është shpikur për t’iu ndihmuar atyre që mendojnë se mund të humbin kilogramë përmes ndryshimit të ushqimit dhe ushtrimeve.

Risia e madhe është te ky prodhim se njerëzve nuk iu nevojitet operacioni për ta vendosur balonën, por vetëm ta gëlltisin.

Gjatë testimit të këtij prodhimi, 34 të anketuar me problemin e obezitetit, për katër muaj kanë humbur 10 kilogramë.

Pas katër muaji përdorimi, balona nga të gjithë pjesëmarrësit e testit është nxjerrë përmes sistemit tretës të ushqimit, shkruan “Daily Mail”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat