Për t’u dobësuar mjafton 1 ditë në javë; rregullat e arta të gurusë së VIP-ave

Dieta

Për t’u dobësuar mjafton 1 ditë në javë; rregullat e arta të gurusë së VIP-ave

Më: 28 maj 2017 Në ora: 23:26
Ilustrim

Nëse e thotë Marc Messegue, dietologu i Vip-ave, duhet ta besojmë; për t’u dobësuar mjafton vetëm që në një ditë të javës t’u përmbahemi disa rregeullave strikte. Qëllimi është të riaktivizohet metabolizmi dhe të qëndrojmë në formë të mirë fizike. Ndiqni rregullat me radhë…

-Përcaktoni një ditë të përshtatshme ‘pastrimi’ gjatë javës.

-Peshohuni gjithmonë në mëngjes, në të njëjtën peshore. Pas ditës së dietës duhet të keni humbur 1 kg.

-Në ditën e dietës duhet të përjashtoni kategorikisht kripën dhe karbohidratet. Pini çajra gjatë ditës por pa shtuar qumësht. Hani sa të doni perime të pjekura ose të ziera, me pak vaj ulliri dhe limon. Proteinat duhet t’i merrni nga mishi i bardhë ose peshku. Ndalohet rreptësisht çdo lloj djathi!

-Ata që duan të arrijnë më shumë rezultat le ta zgjasin dietën edhe me një ditë.

-Çfarë të hani në ditët e tjera? Përpiquni të mos abuzoni me ushqimet e yndyrshme dhe brumërat. Mos përdorni ushqime me konservues apo pije me sheqerna të shtuar. Frutat e freskëta dhe të thata do t’iu ndihmojnë gjatë vakteve të ndërmjetme.

-Perimet duhet të jenë në çdo vakt. Kombinoni mishin ose makaronat me to. Mos hani makarona me bishtajorë (thjerrëza, fasule etj) apo bishtajorë me vezë.

-Informohuni gjithmonë për kaloritë e ushqimeve që po hani.

-Vaji i ullirit, speci djegës dhe hudhra rekomandohen përditë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat