Zakonet e thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Dieta

Zakonet e thjeshta që mund t’ju ndihmojnë të humbni peshë

Më: 28 qershor 2017 Në ora: 15:30
Ilustrim

Sa herë në vit nisni nga një dietë të re? A funksionon me të vërtetë? Humbja e peshës nuk duhet të jetë diçka stresuese dhe e vështirë. Ajo që duhet të bëni, është të ndërtoni zakone të thjeshta që të reduktoni peshën tuaj. Po japim 8 këshilla të provuara shkencërisht për t’ju ndihmuar që të arrini peshën ideale të trupit tuaj.

1. Nëse nuk ju pëlqen të ushtroheni, 30 minuta janë të mjaftueshme

Lajme të mira! Hulumtuesit në Universitetin e Kopenhagës, Danimarkë, kanë zbuluar se ushtrimi për 30 minuta në ditë ju ndihmon të humbni 25% më shumë peshë sesa të shkoni në palestër për një orë të plotë.

2. Hani me ngadalë

Në këtë botë me ritme të shpejta, të hahet shpejt është bërë një zakon i keq që mund të korrigjohet vetëm nëse keni dëshirë. Por për ironi, ndërsa hahet shpejt ndjenja e ngopjes reduktohet dhe çon në një tjetër vakt më të shpejtë. Kur truri juaj ju çon sinjale se stomaku është plot, ju tashmë keni ngrënë shumë më tepër sesa nevojat e trupit tuaj.

3. Shmangni ngrënien para televizorit ose kompjuterit

Sipas “American Journal of Clinical Nutrition”, reklamat e ushqimit televiziv, sidomos reklamat për ushqime të thata, rrisin oreksin tonë. Gjithashtu, kur hamë para kompjuterit apo televizorit, shpesh nuk i kushtojmë vëmendje ushqimeve tona dhe nuk jemi të vetëdijshëm sesa kemi ngrënë.

4. Mos e tejnxehni shtëpinë tuaj

Sipas hulumtimeve të ndryshme, ekziston një lidhje mes ekspozimit të reduktuar ndaj ftohjes sezonale dhe rritjes së obezitetit në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe në vendet e tjera të zhvilluara. Kur ne jemi të ekspozuar ndaj të ftohtit, fillojmë dhe dridhemi: muskujt tanë kontraktohen për të çliruar nxehtësi. Në këtë mënyrë fillojmë të djegim kalori. Por kur e gjithë shtëpia është shumë e ngrohtë, trupi ynë nuk ka nevojë të çlirojë energji dhe ne nuk kemi nevojë të përshtatemi me temperaturën, si rezultat nuk arrijmë të djegim energji.

5. Leximi i etiketave ushqimore

Ndërsa blini ushqimet, duhet që të shihni edhe etiketat e tyre, të cilat mund të jenë shumë të dobishme dhe mund t’ju ndihmojnë të bëni zgjedhje të shëndetshme e të humbni peshë. Një studim i publikuar në “Journal of Consumer Affairs” tregon se njerëzit që lexojnë etiketat ushqimore kanë më shumë gjasa të humbin peshë, sidomos gratë midis moshës 37-50 vjeç.

6. Konsumoni më shumë arra dhe kos

Sipas një hulumtimi të kryer në Harvard School of Public Health, të konsumohet kos dhe arra është më efektive për një humbje peshe sesa kur konsumohet fruta dhe perime.

7. Speca djegës dhe erëza

Konsumi i specave djegës dhe erëzave ndihmon që të ulni disa kg, pasi ato përshpejtojnë metabolizmin tuaj. Përveç kësaj, speci i kuq djegës redukton oreksin dhe i djeg kaloritë më shpejt.

8. Pini shumë ujë 

Të pini shumë ujë ju ndihmon të jeni të jeni të hidratuar, ju bën të ndiheni të ngopur dhe përshpejton metabolizmin tuaj, të gjitha këto ju ndihmojnë të humbni peshë. Një studim i fundit ka konfirmuar se pirja e dy gotave ujë para se të hani, ju ndihmon të humbisni peshë dhe të luftoni obezitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat