Ditët kur e prishni dietën mund të jenë çelësi i suksesit

Dieta

Ditët kur e prishni dietën mund të jenë çelësi i suksesit

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 23:31
Ilustrim

Ditët kur merrni pauza nga dieta juaj mund të ju ndihmojnë që të humbni më shumë peshë, në një afat më të gjatë.

Kështu sipas një studimi nga Universiteti i Tazmanisë, duke i përqafuar “ditët kur e tradhtoni dietën tuaj”, apo qasja më tolerante ndaj dietës gjatë vikendeve, mund të ju japë juve motivim psikologjik që të vazhdoni me regjimin tuaj strikt për pjesën tjetër të mbetur.

Por kjo nuk do të thotë që nuk ka dobi edhe fizike nga kjo, shkruan The Independent.

Autorja udhëheqëse e këtij studimi, Nuala Byrjne, sugjeron që pjesëmarrja në periudhat e pauzave përgjatë dietës ndihmon në luftimin e termogjenezës adaptive, të cilën studimet e mëparshme e kanë vërtetuar që “krijon situatë ideale për fitim të peshës”, pasi që mbajtësit e dietës kishin humbur peshë fillimisht.

Kjo teori u provua në 51 meshkuj obezë, të cilët ishin ndarë në dy grupe: mbajtësit e dietës konstante dhe mbajtësit e dietës sporadike.

Grupit të parë i ishte dhënë ushqim që kapërcente dy të tretat e kalorive që iu duhet për ta ruajtur peshën e tyre, e që bëhej humbje peshe pas një periudhe 16 javore.

Ndërkaq, grupi sporadik, kaloi nëpër të njëjtin privim kalorik, por në interval dy javor me “javë pushimi” ku pjesëmarrësit do të konsumonin më shumë kalori.

Kjo vazhdoi për 30 javë, dhe kështu të dyja grupet duruan periudhën e njëjtë 16 javore të mbajtjes së dietës.

Kështu, ata që kishin mbajtur dietë sporadike kishin humbur më shumë peshë se sa ata që kishin mbajtur dietë të vazhdueshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat