Shokon shefi i kuzhinës së Paltrow, ja çfarë konsumon aktorja në ditë!

Dieta

Shokon shefi i kuzhinës së Paltrow, ja çfarë konsumon aktorja në ditë!

Më: 23 shtator 2017 Në ora: 06:05
Gwyneth Paltrow

Gwyneth Paltrow kujdeset aq shumë për veten, saqë fansat, por edhe kolegët, por krijojnë dita-ditës antipati për të. Zotëruese e një faqje zyryare në internet pikërisht lidhur me këtë aspekt, Paltrow deklaroi para pak kohësh gjatë një interviste, se ajo nuk kishte një dietë strikte. “Nuk mund të ndjek dieta të caktuara. Besoj se njeriu duhet të konsumojë çka i shijon dhe ta gëzojë jetën deri në fund”, është shprehur Paltrow.

Nga ana tjetër, shefi i saj i kuzhinës që ka punuar me shumë yje të tjerë hollivudianë, ka zbuluar asgjë përpos së vërtetës. “As ajo, as stafi i saj nuk konsumojnë pothuajse asgjë. Pjatat e tyre janë shumë të varfra dhe mishi as nuk mendohet të bëjë pjesë në menunë e javës!”, ka rrëfyer ai.

“Kur shkova në fillim të punoja, shtova natyrshëm disa shije të reja në pjatë dhe të gjithë filluan të më përgëzonin sa i shijshëm ishte ushqimi. ‘Është mish’ iu thashë…”, ka vijuar më tej ai. Mesa duket, Gwyneth mbn një dietë strikte, që ka shkaktuar jo pak polemika në internet. Sipas mendimin të masës, kjo nuk është mënura ideale për të ruajtur organizmin. Dhe në fakt, duket budallallëk me brirë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat