Pesha maksimale të cilën mund ta shtoni brenda një dite

Dieta

Pesha maksimale të cilën mund ta shtoni brenda një dite

Më: 9 tetor 2017 Në ora: 18:25
ilustrim

Si shumica e njerëzve, me siguri se edhe ju provoni të ndiqni një dietë të shëndetshme ndonjëherë dhe t’i qëndroni besnik planit ushtrimor, mirëpo ekziston ndonjë ditë kur thjesht jeni të detyruar të dilni jashtë kësaj rutine – pas së gjithash, edhe ju jeni qenie njerëzore njëjtë sikur tjerët!

Ndoshta është ajo kohë e muajit ku ju thjesht nuk mund ta ndalni ngrënien, ose ndoshta stomaku ju jep ndjesinë e një boshllëku të pafund,.

Sido që të jetë, a e dini sa peshë mund të fitoni realisht në një kësi dite të tmerrshme ku thjesht dëshironi të hani pa ju ndalur askush?

Lajmi i mirë është se nëse mendoni se keni shtuar peshë të madhe brenda dite, atëherë e keni gabim, pasi që shtimi i peshës vjen vetëm nëse ngrënia e tepërt vazhdohet për disa ditë me radhë.

Siç thonë ekspertët, është e pamundur të shtohet peshë e madhe brenda një nate, pavarësisht sa sasi të ushqimit konsumoni. Arsyeja për këtë është edhe matematika e kalorive: për të fituar peshë, duhet të konsumoni 3.500 kalori më shumë sesa normalja për ta shtuar gjysmë kile peshë.

Pra, për shtimin e vetëm një gjysme kile ju duhet të konsumoni gjithsej 5.500 kalori brenda ditës – ndërsa njeriu mesatarisht i konsumon 2.000 të tilla në ditë për mirëmbajtje të peshës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat