Zakonet që ndikojnë negativisht në peshën tuaj

Dieta

Zakonet që ndikojnë negativisht në peshën tuaj

Më: 28 janar 2018 Në ora: 19:47
Ilustrim

Shpesh shtojmë peshë pa e kuptuar arsyen.

Por ka disa zakone të fshehta që na bëjnë të shtojnë disa kilogramë, e të cilat nuk i kuptojmë.
Këto janë zakonet më të shpeshta që iu shëndoshin.

1.Anashkalimi i vakteve

Shpesh mendohet se agjërimi është një strategji e sigurt për humbje peshe. Efekti është “boomerang”! Duke lënë mënjanë drekën, në fakt, ajo çka bëni është që në darkë të hani në mënyrë të uritur dhe pakontroll. Përveç kësaj, anashkalimi i vakteve gjithashtu mund të ketë efekte të këqija mbi funksionimin e metabolizmit.

2.Zgjidhni ushqime të gabuara

Ky është edhe një gabim klasik dhe që mund të jetë i kushtueshëm. Nëse mendoni se mund të thyeni urinë me patate të skuqura dhe “snacks”, dijeni se ata janë ushqime me shumë kalori.

3.Gjithmonë hani jashtë shtëpisë

Gjithashtu nëse shpesh hani në bar apo restorant, dijeni se ky është një zakon i rrezikshëm për linjat trupore. Sepse në të shumtën e rasteve ju nuk e dini se si janë gatuar këto ushqime.

4.Kombinimi i karbohidrateve

Një tjetër gabim është kombinimi i ushqimeve. Brenda një vakt të vetëm, për shembull, ju nuk duhet të kombinoni karbohidrate të ndryshme: I pari nuk duhet, pra, të shoqërohet me bukë apo edhe me patate.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat