227 Vjetori i Revolucionit Borgjez Francez

Dokumentare

227 Vjetori i Revolucionit Borgjez Francez

Mr.Donika Hoti Nga Mr.Donika Hoti Më 13 korrik 2016 Në ora: 13:22
Ilustrim

Revolucioni Francez njihet në historinë botërore si revolucioni më i fuqishëm i cili kishte arritur të sjellte ndryshime revolucionare në tërë globin. Kjo ngjarje historike botërore është zhvilluar në një shkallë shumë të lartë, e cila ndryshoi konceptin e ideologjisë njerëzore dhe atij i kishte imponuar një model të ri të konceptimit të sjelljeve. Ky revolucion kishte arritur që për herën e parë në historinë botërore të implementojë në praktikë tri ideologjitë politike që mbizotëruan në botën e atëhershme si ideologjia komuniste, anarkiste dhe socialiste.

Këto tri ideologji të lartë cekura për plot 200 vite me rradhë nuk e kishin ndërprerë realizimin e ideve të tyre, ku në vitin 1917 kishte shpërthyer revolucioni bolshevik në Rusi dhe më vonë edhe në shumë shtete të vogla e ndjekën shembullin e saj, objektiva ishte te arritja e shpresës se do të vënë një rregull dhe një rregjim politik i caktuar, ku do të mbrohen të drejtat dhe liritë e njeriut. Të gjithë pjesëmarrësit e këtij revolucioni ishin të bindur se lufta për drejtësi dhe barazinë e shenjtë do të korrte sukses. 

Luigji i XVI ishte detyruar që në maj të vitit 1789 të mblidhte Përfaqësuesit e Përgjithshëm të cilët nuk ishin thirrur gjatë 2 shekujve, kjo kishte ardhur si pasojë e deficitit të madh të shtetit dhe pakënaqësisë popullore. Ndërsa, përfaqësuesit e shtresës së tretë e kishin shpallur Asamblenë e Përgjithshëm dhe kishin deklaruar se nuk do të shpërndahen pa i dhënë vendit kushtetutën. Në mbrojtjen e kësaj asambleje me 14 korrik të vitit 1789 populli i armatosur i Parisit e kishte sulmuar dhe pushtuar keshtjellën burg të quajtuar “Bastijen” që ishte simbol i absolutizimit. Të gjithë të burgosurit në kështjellën “Bastijen” ishin liruar dhe e kishin ngritur flamurin i cili përmbante tri ngjyra: të bardhën, të kuqen dhe të kaltrën i cili ishte flamuri i revolucionit. Data e 14 korrikut kishte shënuar fitoren mbi rregjimin e vjetër dhe kishte vendosur një rregjim të ri.  

 Në disa provinca në Francë ishin pushtuar disa kështjella dhe shumë dokumentacione ishin djegur dhe ishin vendosur organet e reja të zgjedhura nga populli. Revolucioni kishte fituar për arsye se asambleja kishte arritur të krijonte një forcë të re ushtarake e përbërë nga vullnetarë, që u quajt me emrin “Garda Kombëtare”. Kjo forcë e re ushtarake kishte arritur të bëhet ushtria e revolucionit.

Të gjithë qytetarët dhe fshatarët e francez kishin menduar se reformat do të bëhen në mënyrë të shpejtë, ata ishin shpresues shumë të mëdhenj që do të liroheshin shpejtë taksat e rënda për klasën e varfër, por mbledhja e Asamblesë Kombëtare kërkonin akoma më shumë kohë ndërkohë banorëve të qytetit të Parisit i kishte humbur shpresa. Nga punimet e Asamblesë Kombëtare qytetarët kishin kërkuar që popullsia e thjeshtë ta përballonte inflacionin, papunësinë dhe shkurtimet e rezervave ushqimore.

Ndikimi i Luigjit XVI nga bashkëshortja e tij Maria Antonieta i kishte sjellur trupa ushtarake në qytetin e Versajës. Ky ndikim e kishte shtyer një turmë revolucionare ta sulmonin “Bastijen”. Bastija ishte një burg ku të gjithë kundërshtarët politikë ishin sulmuar, ku për të gjithë qytetarët dhe fshatarët francez vlerëohej si një goditje ndaj padrejtësive që i ishin bërë atyre deri atëhere, tani 14 korriku festohet si festë kombëtare nga të gjithë francezët.

Shqetësimet ishin përfshirë edhe në rrethinat e qytetit të Parisit, në atë vit fshatarët i kishte zënë ankthi i papërshkrueshëm, pasi që ishte alarmuar si erë nga një fshat në fshatin tjetër, si bandidët dhe bandat e hajdutëve sulmonin fshatrat në të gjithë Francën duke vjedhur dhe bastisur të mbjellat dhe të korrat.

Popullata franceze e kishte të qartë se kush do t’ja mbronte interesat e tyre, që ishte padyshim Luigj XIV përkundër pakënaqësive të mëdha të parlamentit, i cili përbëhet vetëm nga elita shoqërore e fisnikëve, priftërinjëve dhe personaliteteve të priviligjuar të cilët populli i urrente. Mbreti kishte arritur të përgadiste dhe e kishte marrur parasysh mendimin e popullatës  për reformat dhe për ndërtimin e qeverisë së tij, njëkohësisht kishte konsideratë ndaj religjionit, besnikëri ndaj mbretit dhe dëshirë për rend dhe ligjshmëri. Revolucioni Borgjez nuk konsiderohet si vepër e popullatës franaceze, por e shtypësve të tij. Gjatë kësaj epoke u vranë gjithsej 40.000 njerëz, të cilët ishin të vendosur në Sheshin e Revolucionit në Paris.

 Dy vite para revolucionit, mbreti iu caktoi tatimet e reja klasave të privilegjuara të cilat markizi orleanin i shpalli të paligjshme. Padëgjueshmërinë e këtillë mbreti e kishte dërguar në internim në mallin e tij personal. Luigj Filipi kishte shfytëzuar mjete të ndryshme për ta shprehur urrejtjen e tij. Përfitimet e komplotit të tij ishte nga një nga oratorët më të talentuar Mirabon, pa ndihmën e të cilët nuk dihej se si do të arrihet objektiviti. Pika kulminante arrihet në vitin 1789 me krijimin e urisë artificiale prej agjentëve të markizit. Krijimi i situatës në një gjendje abnormale: monopolistët ishin në lidhje me njerëzit të cilët e kishin organizuar dhe e kishin nxitur zemërimin popullor kundër monopolistëve – udhëheqësve të komplotit orleanian.

Të gjithë organizatorët e këtij revolucioni kishin qenë rojalistë, në përjashtim vetëm të Lafajetit. Paraqitja dhe faktorët minues dhe dinakë që dalin prej orgnaizatave të fshehta si masonët, iluminatët, si objektiv kryesore kishin zhdukjen e të gjithëve religjioneve dhe qeverive në Evropë. Ky revolucion kishte sjellur kthesa të mëdha për shtetin Francez, ku për herë të parë në të gjithë Evropën dhe shtetet mbretërore ndahet puna e shtetit nga kisha.

Ky revolucion kishte sjellur “Deklaratën e të Drejtave të Njeriut” e cila ishte hartuar nga Asaambleja Kombëtare, ku ishte bazuar nga filozofia e iluminizmit dhe ishte frymëzuar nga “Karta e të Drejtave të Lirive” apo “Magna Carta Libertatum” e cila ishte hartuar në Angli në vitin 1215. Kjo deklaratë kishte arritur barazinë e të gjithë personave dhe sigurinë e pronës. Pas këtij reveolucioni Franca kishte arritur edhe reforma në aspektin fetar, ku “Asambleja e Përgjithshme” i hoqi të gjitha priviligjet dhe zakonet prapanike të fisnikëve dhe klerit, ndërsa me heqjen e të gjitha privilegjeve të kishës, “Asambleja e Përgjithshme” e kishte shpallur lirinë e besimit fetar.

Arritja e kulminacionit të qytetarëve francez kishte arritur pasi që “Asambleja e Përgjithshme”, e kishte nxjerrur kushtetutën e parë me model evropian e cila njihet në teorinë e së drejtës kushtetuese si “Kushtetuta e Parë e Evropës” në mënyrë të shkruar. Sipas kësaj kushtetute kompetencat e mbretit ishin të kufizuara, ku kishte të drejtë vetëm ta përdorte të “drejtën e vetos” për të penguar miratimin e ndonjë ligji. Me implemtimin e kësaj kushtetute dallimet në mes klerive “fisnikë” dhe “plebenjve” u zhduken krejtësisht. Në kuadër të kësaj, Franca kishte përjashtuar elementet e vjetra të feudalizmit dhe sipas kushtetutës nuk ishin të mirëpritura në tokat e lirisë. Ndërsa, kushtetuta garantonte liri dhe barazi para ligjit për të gjithë qytetarët francez. Për atë arsye data 14 korrik njihej si “Dita e Pavarësisë së Francës”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat