19 korriku në histori

Dokumentare

19 korriku në histori

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 07:42
Winston Churchill

360 p.e.s. – Platoni shkruan dialogjet e tij me Timaeun dhe Kritian duke treguar mbi qytetërimin e lulëzuar Atlantean 9 000 vjet para kohës së tij. Platoni është burimi i parë i kësaj legjende. Sipas tij, Atlantis ishte një ishull i lashtë që u përmbyt nga ujërat e detit. Shumë kanë kërkuar për ishullin e humbur por pa dobi. Ndërsa Atlantis ka gjasa se kurrë nuk ka ekzistuar, siç e përshkroi Platoni, elemente të historisë së tij mund të jenë marrë nga ngjarje të vërteta – Toka ka përjetuar disa qytetërime që janë shuar. Disa thonë se në kohët e lashta Atlantis merrej si tregim alegorik për të treguar se çfarë ndodh kur njeriu bëhet vegël e teknologjisë. Vetëm në mesjetë e më pas njerëzit filluan të besonin se Atlantis mund të ketë ekzistuar, por deri tani askush nuk ka qenë në gjendje ta vërtetojë një gjë të tillë.


1374 – Vdiq Francesco Petrarca, studiues, poet i Rilindjes italiane, dhe një nga humanistët e parë. Thuhet se Petrarka rizbuloi letrat e Ciceronit duke shënuar fillimin e rilindjes në shekullin e XIV. Petrarka u bë klerik, dhe kjo i dha atij mundësi për të ndjekur interesin në letërsinë e lashtë. Duke rrënuar në arkivat kishtare Petrarka ishte gjithashtu në gjendje për të kërkuar për tekstet e harruara klasike. Kjo e bëri atë të sfidonte kufizimet ideore të kohës, dhe e bëri të besonte se njerëzimi nuk ishte i destinuar të dështonte, por përsëri edhe një herë mund të ngrihej në lartësitë e arritjeve të së kaluarës – kjo doktrinë e Petrarkës u bë e njohur si humanizëm.

1903 – Përfundon turi i parë çiklistik i Francës – Maurice Garin del i pari – çiklisti i dytë do të arrinte në vijën e finishit 2 orë e 49 minuta më vonë.

1919 – Luton, Angli; gjatë festimeve Ditës së Paqes ose fundit Luftës së Parë Botërore, ish-ushtarë britanikë të pakënaqur me papunësinë dhe ankesa të tjera u hodhën në protesta shoqëruar me trazira duke djegur edhe bashkinë e qytetit. Rendi u rivendos përfundimisht deri në mesnatë , por zjarrfikësit nuk ishin në gjendje për të shuar zjarrin dhe nga mëngjesin e ditës së nesërme qyteti ishte shndërruar në rrënojë. Në vitin 1922, në vendin e bashkisë së shkatërruar u ngrit përmendorja e Paqes ku janë gdhendur emrat e më shumë se 280 000 ushtarëve të vrarë gjatë Luftës së Parë Botërore.

1941 – Për herë të parë; Në takim publik, kryeministri britanik Winston Churchill ngre dorën e djathë dhe krijon me dy gishta shenjën V për Victory (Fitore). Në përfundim të luftës së ftohtë shenja V u bë simbol për Liri – Demokraci.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Roma bombardohet rëndë nga më shumë se 500 avionë të Aleatëve, duke pësuar mijëra viktima.

1946 – Aktorja amerikane Marylin Manroe (20 vjeç) jep provimin saj të parë për aktore për studion 20th Century Fox. Për 26 vjet, Manroe luajti në 29 filma në Hollywood. Vdiq më 1962 nga vetëdrogimi ose e droguar.

1981 – Në një takim privat me presidentin amerikan Ronald Reagan, kryeministri francez François Mitterrand zbulon ekzistencën e dosjes “Farewell”, një koleksion dokumentesh që tregonin se sovjetikët ishin duke vjedhur teknologji amerikane. Reagan thirri drejtorin e CIA-s dhe i tha: “Le t’i ndihmojmë sovjetikët me pazaret e tyre”; rezultati ishte shpërthimi më i madh jo-bërthamor në tubacionin e Siberisë më 1982. Pak vetë e dinin se ç’kishte ndodhur. Vetëm në fillim të viteve 2002, gazeta “Nju Jork Tajms” do të njoftonte se pas zbulimit të dosjes “Farewell”, shkencëtarët amerikanë filluan punën për një mikroprocesor për kontrollin automatik të funksionimit të tubacioneve të naftës dhe gazit. Por pajisja ishte programuar për të pasur defekt, duke shtuar presionin brenda tubacioneve. Agjentët sovjetikë e vodhën mikroprocesorin dhe e përdorën në sistemin e tubacionit siberian; shpërthimi në qershor 1982, vlerësuar me një fuqi prej 3 kilotonësh, ndodhi në shkretëtirën siberiane; dëmet ishin të pallogaritshme, njoftime për viktima nuk pati; dhe Bashkimi Sovjetik nuk kishte si të ankohej publikisht pasi ishte mashtruar nga teknologjia e rreme. Të gjitha softwaret që kishte vjedhur për vite tani papritmas u bënë të dyshimta: kjo situatë ndali ose vonoi punën e mijëra shkencëtarëve dhe inxhinierëve sovjetikë,

1983 – Publikohet rindërtimi i parë tredimensional i një kokë të njeriut në CT. Për krijimin e këtij imazhi u përshtatën teknikat kompjuterike që përdoren për projektimin e avionëve. Që atëherë, skanimi ose imazhi CT shihet si gur-themel i profesionit mjekësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat