26 korriku në histori

Dokumentare

26 korriku në histori

Më: 26 korrik 2016 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

1267 - Romë; Papa Klementi i katërt vihet në krye të zyrës së Inkuizicionit - qendër për marrjen në pyetje të personave të akuzuar për devijime fetare.


1656 - Rembrandt van Rijn shpall falimentim. Me pikturat e tij bënte para shumë, por shpenzonte më shumë. E kishte filluar rrugën e artit me portrete, e përfundoi pa u larguar kurrë nga dëshira për të përkujtuar njerëzit duke i pikturuar. Kur ishte 25 vjeç, iku nga fshati në qytet; gjeti punë në një studio pikturash dhe prej asaj kohe kërkesa për punimet e tij ishin të pandalshme - bëri para, sukses dhe famë. Biografët thonë se falimentimi financiar erdhi kur bleu një shtëpi të madhe në Breestraat, sot shtëpi-muze.

1788 - Nju-Jork u bë shteti i 11 në Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian në shërbim të Francës, i cili zbuloi gjirin e Nju-Jorkut më 1524. Pastaj, Henry Hudson, anglez i punësuar nga holandezët, arriti aty më 1609 dhe lundroi deri në lumin që tani mban emrin e tij, Hudson; po atë vit, pjesa veriore e Nju-Jorkut u eksplorua për Francën nga Samuel de Champlain.

1847 - Liberia u bë republika e parë e Afrikës. Liberia ishte themeluar në vitin 1822 si rezultat i përpjekjeve të Shoqërisë Amerikane të Kolonizimit për të zgjidhur çështjen e skllevërve të liruar amerikanë. Kjo shoqatë thoshte se emigrimi i zezakëve të Amerikës në Afrikë ishte një përgjigje për problemin e skllavërisë dhe papajtueshmërinë e racave.

1875 - Lindi në Zvicër Carl Gustav Jung, mjek (themelues i psikologjisë analitike). Jung thoshte se si fëmijë kishte qenë njeri i mbyllur, i heshtur dhe i vetmuar.

1908 - Shtetet e Bashkuara; Prokurori i Përgjithshëm Charles Joseph Bonaparte nxjerr një urdhër sipas të cilit Zyra e Shefit Examiner u bë Byro Federale e Hetimeve (FBI) - si pjesë e Departamentit të Drejtësisë.

1952 - Mbreti Farouk I i Egjiptit lëshon fronin pas një grusht shteti të drejtuar nga Gamal Abdal Nasser. Për shkak të simpative të tij pro-Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore, britanikët imponuan mbi të një kryeministër pro-britanik në vitin 1942.

1952 - Zonja e parë e Argjentinës, Eva Peron, vdiq në Buenos Aires në moshën 33 vjeçare. Gruaja e dytë e Juan Peron, me të cilin ajo u martua në vitin 1945, praktikisht bashkëqeverisi Argjentinën gjatë 6 viteve të tij si president. Eva, aktore e panjohur para se të takohej me Juan Peronin, u bë aktive në politikë dhe ndihmoi në organizimin e demonstratave masive të punëtorëve që siguruan lirimin e Juan Peronit nga burgu (tetor 1945).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat