6 gushti në histori

Dokumentare

6 gushti në histori

Më: 6 gusht 2016 Në ora: 08:50
Nasa

1284 - Republika e Pizës mundet në betejën e Melorias nga Republika e Gjenovës, duke humbur kështu edhe kontrollin e saj detar në Mesdhe. Fuqia detare e Pizës doli në pah kur pizanët me një flotë prej 120 anijesh morën pjesë në kryqëzatën e parë dhe ndihmuan në rrethimin e Jeruzalemit në vitin 1099.

1448 - Papa Eugen IX dhe mbreti Alfons i Napolit shprehin kënaqësinë e tyre për shtimin e fuqisë së Gjergj Kastriot - Skënderbeut. Por kjo alarmoi Venedikun që frikësohej për humbjen e kontrollit të saj në Ballkan - kështu venedikasit kërkuan ndihmën osmane. Por kjo ndihmë po vonohej, dhe më 4 tetor Venediku u detyrua të nënshkruajë një marrëveshje për t’i paguar Skënderbeut një pagesë vjetore prej 1 400 dukatësh për mbajtjen e Danjës me rrethina. Dy javë më vonë, osmanët sulmuan Skënderbeun dhe u mundën në Dibrën e sipërme - dokumentet e kapura treguan se sulmi ishte ndërmarrë e nxitjen e Venedikut.

1806 - Francis II shënon fundin e Perandorisë së Shenjtë Romake - ai dha dorëheqjen nga froni, pas humbjes ndaj Napoleon Bonapartit në betejën e Austerlicit.

1890 - Në burgun Auburn në Nju-Jork, vrasësi William Kemler bëhet personi i parë që ekzekutohet me vdekje në karrige elektrike.

1914 - Lufta e Parë Botërore: Serbia i shpall luftë Gjermanisë; Austria i shpall luftë Rusisë.

1945 - Lufta e Dytë Botërore: Hiroshima u shkatërrua plotësisht kur bomba atomike "Little Boy" u hodh nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet aeroplanit “B-29 - Enola Gay”. Rreth 70.000 njerëz u vranë menjëherë, dhe disa dhjetëra mijëra të tjerë vdiqën në vitet e mëvonshme nga djegiet dhe helmimi nga rrezatimi. Qëllimi i hedhjes së bombës ishte për të detyruar Japoninë të kapitullonte.

1960 - Revolucioni Kuban: Kuba shtetëzon pronat amerikane dhe të huaja në vend. Revolucioni kuban kishte filluar në korrik të vitit 1953 dhe regjimi i Batistës u rrëzua më 1 janar 1959, duke u zëvendësuar nga Fidel Kastro me një qeveri revolucionare socialiste, e cila më 1965 u reformua në komuniste.

1991 - Shkencëtari britanik Tim Berners-Lee lëshon pamjet e para që përshkruajnë idenë e tij për World Wide Web ose WWW si shërbim në dispozicion të publikut në internet. Tim Berners-Lee njihet si shpikësi i World Wide Web.

1996 - NASA shpall se meteoriti ALH 84.001, që mendohet se e ka origjinën nga Marsi, përmban dëshmi të formës së jetës primitive. Allan Hills 84.001 (zakonisht shkurtuar ALH84001 është një meteorit që u gjet në Kodrat Allan të Antarktidës më 27 dhjetor 1984 nga një ekip eksploruesish amerikanë. ALH84001 mendohet të jetë një shkëmb nga Marsi, dhe një nga pjesët më të hershme të Sistemit Diellor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat