80 vjetori i lindjes së Prof.Dr.Bardhyl Çaushit

Dokumentare

80 vjetori i lindjes së Prof.Dr.Bardhyl Çaushit

Nga: Mr.Donika Hoti Më: 16 gusht 2016 Në ora: 11:50
Mr.Donika Hoti

Kur flasim për mendjet e ndritura të kombit shqiptar si shoqëri shqiptare kemi shumë të tillë, mirëpo me rastin e 80 vjetorit të lindjes së tij kam zgjedhur të flas për figurën dhe personalitetin e Prof.Dr.Bardhyl Çaushit.

Kush na ishte Prof.Dr.Bardhyl Çaushi në fakt? Bardhyl Çaushi u lind me 15 gusht të vitit 1936 në qytetin e bukur të Gjakovës, ku shkollimin e tij fillor e kishte përfunduar në vendlindje, ndërsa shkollimin e mesëm e ka përfunduar në qytetin e Prishtinës me sukses të shkëlqyeshëm. Në vitin akademik 1955/1956, z.Çaushi e regjistroi fakultetin juridik në Universitetin Shtetëror të Beogradit, ndërsa pas përfundimit të semestrit të parë ishte transferuar në Universitetin Shtetëror të Shkupit në të njëjtin drejtim, ku kishte përfunduar studimet universitare në muajin shtator të vitit 1959, me notën mesatare 9. Për Bardhyl Çaushin thuhet që ka qenë student i dalluar dhe kishte prirje profesionale edhe pse ishte në moshëtë re.

Pas përfundimit të studimeve universitare, z.Çaushi ishte punësuar si referent në Gjykatën Komunale në qytetin e Gjakovës. Ndërsa në vitin 1960 ishte i detyruar nga ligjet shtetërore të Kosovës ta kryente shërbimin ushtarak. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak ishte emëruar si gjyqtar pranë Gjykatës Komunale të qytetit të Gjakovës, ndërsa në fund të vitit 1965 z.Çaushi si profesionalist i lartë emërohet si gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në qytetin e Pejës. Në muajin shkurt të vitit 1967 u zgjodh kryetar i Gjykatës Komunale në qytetin e Gjakovës dhe në fillim të vitit 1969 u shkarkua nga ky funksion për ta përfunduar karrierën e tij në sistemin gjyqësor. Gjatë punës së tij si gjyqtar pranë gjykatave të lartëcekura, z.Çaushi ka treguar rezultate të shkëlqyera, e veçanërisht në kontestet civile.

Pas shkarkimit të tij nga funksioni i kryetarit të Gjykatës Komunale në qytetin e Gjakovës, në  muajin qershor të vitit 1969 ishte zgjedhur si bashkëpunëtor i lartë për lëndën “E drejta romake” në gjuhën shqipe pranë drejtimit të atëhershëm “juridiko-ekonomik” ende pa u themeluar Universiteti i Prishtinës. Ndërsa nëvitin akademik 1969/70 i rregjistron studimet post-diplomike pranë Fakulltetit Juridik të Universitetit të Beogradit në drejtimin “civilo-juridik” deri në vitin 1972.

Pas themelimit të Universitetit të Prishtinës në vitin 1970 z.Çaushi hyn në fakultetin juridik si asistent i lëndës tësë“drejtës romake”,ku e ligjeronte profesori Ivo Puhani. Nga viti 1973 deri në vitin 1978 gjatë funskionit të tij si asistent i së “drejtës romake”, z.Çaushi ishte në përgaditjen e tezës së tij shkencore të magjistraturës, ku e kishte mbrojtur me sukses shumë të lartë me 25.02.1978 pranë fakultetit juridik në Universitetin e Beogradit. Ndërsa, në vitet e 80-ta bëhet edhe profesor i së“drejtës romake” dhe pas angazhimeve të tij në fushëveprimtarinë e tij profesionale dhe shkencore, z.Çaushi me 10.05.1989 e kishte mbrojtur tezën e dokturatës me sukses të lartëpranëFakultetit Juridik të Universitetit të Zagrebitnë drejtimin “civilo-juridik”.

Ndërsa në fillim të vitit 1989 Prof.Dr.Bardhyl Çaushi bëhet dekan i fakultetit juridik dhe ishte njëri ndër kundërshtuesit më të fuqishëm së bashku me akademikun Gazmend Zajmi për suprimimin e autonomisë të Krahinës Autonome Socialiste të Kosovës dhe ishte përkrahësi më i madh së bashku me akademik Fehmi Aganin për hartimin e deklaratës së 2 korrikut të vitit 1990 dhe hartimit të Kushtetutës së Kaçanikut që e kishte hartuar akademik Gazmend Zajmi.Prof.Dr.Bardhyl Çaushi ishte kryetar i parë i Shoqatës së Pavarur të Jurisitëve të Kosovës. z.Çaushi gjatë karrierës së tij si jurist i spikatur njihej me fjalimin e tij të mbajtur me 30 maj të vitit 1991 përpara Gjykatës Kushtetuese të Jugosvllavisë në cilësinë e kryetarit të Shoqatës së Pavarur të Juristëve të Kosovës. Për këtë arsye me 09 shtator të vitit 1991 i’a ndërprejnë edhe marrëdhënien e tij të punës si dekan i fakultetit juridik dhe si profesor i lëndës tësë “drejtës romake”. Menjëherë pas themelimit të subjektit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës, z.Çaushi bëhet pjesë e këtij subjekti politik, ku për të gjithë popullatën shqiptare konsiderohet si një veprimtar politik që ishte i angazhuar t’i dërgonte proceset politike të vendit përpara dhe haptazi gjithmonë e kundërshtonte rregjimin e Sllobodan Millosheviçit. Nga viti 1992 deri në momentin e arrestimit të tij nga policia serbe në “Luftën e Qabratit”, ai ka ushtruar edhe detyrën e avokatit kryesisht në lëndet kontestimore.

Cilat ishte veprimtaria e tij profesionale?

Gjatë ushtrimit të profesionit si kryetar i Gjykatës Komunale në qytetin e Gjakovës në vitin 1968, z.Çaushi bëhet pjesë e Komisionit për ndryshimet Kushtetuese së bashku me disa intelektualë të tjerë siç ishin: Fehmi Agani, Gazmend Zajmi, Dervish Rozaja, Syhra Popuvci, Ali Hadri, Rrezak Shala, etj., që kërkonin përkrahje nga udhëheqja politike e jugosllave ta miratojnë kërkesën për shpalljen e Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur. Ndërsa, kërkesa e dytë e z.Çaushi dhe intelektualëve të lartëcakur ishte krijimi i institucionit më tëlartë shtetëror të fushës shkencore, në këtë rast që është Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku qëllimin e tyre e arritën me 20 dhjetor të vitit 1975.

Motivi i tij për intelektualizëm asnjëherë nuk kishte të ndalur pasi që së bashku me disa intelektualë të tjerë të Universitetit të Prishtinës, ku u bënë pjesë në vitet e para pas themelimit të tij, ai në cilësinë e profesorit ishte përcaktuar të merrte pjesë si përfaqësues i Akademisë së Shkencave dhe Arteve në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe të mbajtur në Tiranëme 20 deri 25 nëntor të vitit 1972, ku kishin marrur pjesë 87 delagatë nga të gjitha trojet shqiptare. Ndërsa, përsëri z.Çaushi caktohet nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës të jetë kryetar i delegacionit në bisedime në mes Ministrisë Arsimit të Kosovës me atë të Republikës së Shqipërisë, ku arrihet “Marrëveshja e Arsimit”, ku sivjet festohet 40 vjetori i saj, objektiva e saj ishte  bashkëpunimi i plotë në mes dy vendeve në aspketin edukativo-arsimor dhe promovimin e diplomacisë arsimore jashtë vendit.

Prof.Dr.Bardhyl Çaushi vlerësohet si pishtari i parë i Jurispodencës shqiptare në të gjitha trojet e banuara me shqiptarë, pasi që ishte profesori i parë shqiptar i së Drejtës Romake në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Prishtinë, pas Ivo Puhanit ku lënda e “E drejta romake”  ligjërohej në gjuhën sllave-serbe, ndërsa me ardhjen e tij si profesor e “E drejta romake” ligjerohej në shqip. Z.Çaushi njihet edhe për një kontribut tjetër si profesor pasi që e ka përkthyer veprën e “E drejtës romake” nga gjuha serbo-kroate në gjuhën shqipe, për këtë arsye konsiderohet si profesori që ka vënë bazat e para në jurispodencën shqiptare.

Cilat ishte veprimtaria e tij patriotike?

Një karakteristikë e veçantë e z.Çaushi në vlerat e tij patriotike shqiptare tregohet në një rast ku ishte në një mbledhi familjare në vitin 1969, në atë kohë e kishte funksionin e kryetarit të Gjykatës Komunale në qytetin e Gjakovës dhe kishte kënduar një këngë patriotike e cila burimine saj e kishte në kryeveprën e At Gjergj Fishtës në“Lahutën e Malcisë” të Krajl Nikollës, ai ishte lajmëruar nga disa persona të caktuar për prishen e regjimit politik të kohës, ky veprim i tij patrioitk e kishte dërguar drejtë shkarkimit të funksionit të tij nga kryetari i Gjykatës Komunale të qytetit Gjakovës.

Nga vlerat patriotike të z.Çaushi veçojmëse përpos që rrjedh nga një familje patriotike shqiptare dhe që posedonte një traditë të mirëfilltë shqiptare, gjyshi i tij ishte vrarënë vitin 1913 si luftëtarë i lirisë, për këtë arsye z.Çaushi e kishte pasur gjithmonë të ngulitur në kokën e tij atdhedashurinë ndaj Kosovës dhe Shqipërisë. Gjatë luftës së fundit në Kosovë bie në sy të regjimit të egër për arsye se ishte në evidencën e politikës serbe si njëri ndër kundërshtarët më të fuqishëm të suprimimit të kushtetutës KSAK-së të vitit 1989, ku pati fatin së bashku me dy kolegët e tij avokat Urim Rexhën, Mark Malotin dhe mikun e tij Bashkim Domin të arrestohet nga forca ushtarake - policore serbe me 10 maj 1999 në luftën e fundit në Kosovë, saktësisht në “Luftën e Çabratit”. Pas këtij arrestimi ai dërgohet në burgun e Dubravës së bashku  me politikologun e shquar kombëtar Mr.Ukshin Hotin nxirren kokë me kokë nga ky burg, ku kishte ndodhur masakra më e tmerrshme në fund të shekullit XX. Fati i tij nuk ishte i ditur as për familjarët as për rrethin e tij e as për popullatën deri në shtator të vitit 2005.

Këmbëngulja e familjarëve të Prof.Dr.Bardhyl Çaushit dhe ndërhyrja e Qeverisë së Kosovës dhe më ndihmën e KFOR-it, u bë e mundur që eshtrat e tij të kthehen në vendlindjen e tij, ku rivarroset në varrezat e dëshmorëve të qytetit të Gjakovës, ku lamtumira e tij e fundit ishte bërë nga një turmë shumë madhështore.

Me çfarë mirënjohje është dekoruar Prof.Dr.Bardhyl Çaushi?

Prof.Dr.Bardhyl Çaushi për kontributin e karrierës së tij është dekoruar me këto dekorata të larta të cilat janëëndrra e secilit mësues, arsimtar, profesor, profesor universitar, dekan dhe rektor, mirëpo z.Çaushi kishte dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen e arsimit në Kosovë gjatë viteve 70-80 dhe ishte përcaktuar përfaqësues i delegacionit të arritjes së “Marrëveshjes së Arsimit” në mes Kosovës dhe Shqipërisë pas themelimeve të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Për këtë arsyeje z.Çaushi ka marrur mirënjohje më të larta të shtetit si:

1.Medaljen e Artë të Pavarësisë,

2. Medaljen e Artë,

3. Mësues i Merituar,

4. Medaljen e Artë Presidenciale të Meritave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat