Akuzat udbashiane dhe e vërteta

Dokumentare

Akuzat udbashiane dhe e vërteta

Nga: Nafi Çegrani Më: 18 gusht 2016 Në ora: 21:54
Të nemurit e nënës shqiptare që ia rrëmbyen djalin…

Nga rrëfimet e mia

Ishte viti 1981 …

…Në Kosovë tanimë kishin shpërthyer demonstratat shqiptare, dhe kërkohej Kosova Republikë! Por, nisën edhe bastisje e arrestime të gjata ndaj shqiptarëve si në Kosovë njashtu edhe në Maqedoni.

Nëntoka kriminale e UDB-së dhe KOS-it jugosllav çdo gjë kishin përgatit  sipas planit të tyre të fshehtë. Me adhurim ishte prit  të vinte 1981 dhe demonstratat në Kosovë. Me kohë kishin nis edhe survejime, dhe përgatitje skenarësh nga më të ndryshmit dhe mistere… Dhe, pikërisht me 01 tetor , ishe një ditë që dukej  si të ishte një  verë e vonuar.Gjethet e pemëve kishin nis të merrnin ngjyrë të zverdhëlluar. Atij mëngjesi, herët, ende pa u gëdhirë, është bërë rrethini i pallatit ku unë banoja në Shkup.Njerëz me uniform dhe të armatosur me automatikë në derë, duken të mllefosur si ujqër, me to edhe disa civil të cilët nuk i njihja , e që flisnin gjuhën serbokroate. Në banesë ku fëmijët e mi ende ishin në gjum, bënë bastisje dhe rrotulluan e përplasën çdo gjë, libra dhe orendi, tesha dhe lojëra fëmijësh… Më pas më thanë se duhej të shkoja me to. Vesha një sako dhe, duke i thënë gruas mos mërzitej se kjo ishte ndonjë gabim dhe se shpejt do të sqarrohej çdo gjë dhe se unë do vija që fëmijët t’i përcjellja për në shkollë… U nisa kah dera, duke mos menduar se çfarë më kishin përgatitur, dhe as nuk u përshëndeta me gruan dhe fëmijët, dhe as nuk më ra në mëndje se familjen nuk do i shikoja me vite e vite të tëra…Ata më kishin përgatitur rrugëtimin e gjatë në labirrinthet e skëterave të burgjeve dhe netëve të thikave të gjata… Fillimisht nuk dija as cilat ishin akuzat që më arrestonin, e më vonë do të kuptoj disa lloje akuzash të çuditshme dhe apsurde për diçka që unë as që kisha në dijeni…Ato ishin një mal me gënjeshtra.

Me ajroplanin e ,,Adrias,, lidhur në hekura më transferuan në ajroportin e Sarajevës. Prej aty, duke mëfutur në një furgon të blinduar, më hudhën në bodrume të përgjakura të SUP Bugojno. Aty ishte si ndonjë kasaphane, aty njeriu do të dëshironte të ishte më mire vdekur se sa i gjallë…Muaj  e vite kalova nëpër qeli betoni e në pranga, duke kaluar  Nëntë rrathët e Ferrit të Danres / siç kam shkruar disa herë atë që ndodhi në hetuesinë kriminale dhe të udhëhequr nga njerëz pa ndjenjë njerëzore dhe në mënyrë më të çuditshme e antishqiptare, që nuk besoj kështu të jenë sjellur as gesdtapovcit e Hitlerit… Akuza prej gënjeshtrash dhe trillime nga më të ndyrat, e që nuk mund tam err me mend njeriu normal. Punë kriminelësh dhe të tipit mashtrues e dallaverexhinj të sojit të Temelko Boshkovskit dhe kompanisë së tij, e që me këtë rast do të njoh edhe tipa të tjerë fashistoid dhe shovinist antishqiptarë si Ante Bernada, Bodul Nikica, Fikret Bradariq, Tihomir baboviq, Sulejman Kapetanoviq, Mutapqiq e Mensur Hoxhiq,Ante Varunek etj etj. Unë dhe skëterat në qelitë e betonit, e që me vite nuk dija nëse jash ishte verë apo dimër, nuk dije nëse jasht biente borë e shi apo ndriste dielli… Kështu kaluan shumë vite dhe… shpresat e mia ende ishin të mëdha se një ditë do të zbulohet e vërteta dhe zbardhet pafajsia ime, do të happen dyerët e rënda të burgut dhe se do të hapej qielli dhe drita…Shpresoja natë e ditë, duke qënë i bindur se ky ishte një gabim, dhe se do të shoshiteshin gjërat, mendoja se ka njerëz të cilët me ndërgjegje do të vërejnë gabimin e burgosjes sime dhe do të del  ndonjë hetues apo gjykatës i cili do të thotë: MJAFT MË ! Lerenja të qetë njeriun e pafajshëm, e keni marrë në qafë! Duhet t’I kërkohet falje…Hhhmmm ! Por, jo! Unë kasha qënë i zhgënjyer me mendimet e mia dhe vetëdijen time, me ndërgjegjen e pastër, e nuk e merrja me mend se kasha punë më CENTAURË të cilët nuk kishin as shpirt njeriu, as ndërgjegje…dhe se më kishin përgatitur rrugët e ferrit dhe të djallit, me akuza të rreme me qëllim hakmarrje që të më nxjerrnin para tytave të pushkatimit… Nuk është kollaj të kalosh vite të tëra burgu e skëterre Brenda murreve të trasha të kazamateve! Unë gjithnjë kisha një shpresë dhe ndërtimi i shpresave të mia vinte nga fakti se ndërgjegjen e kasha të pastër, se nuk isha actor i ndonjë krimi, sepse në jetë kurrë nuk kam pas nevojë për ndonjë ,,krim,, e aq më tepër për ndonjë ,,vrasje,, siç  më akuzonin dhe dënuan me burgje të rënda…Të burgosurit, në përgjithësi prisnin një shpëtim, brenda vendit, ndiqnin me vëmendje ngjarjet ndërkombëtare; pa dyshim kishin paranojat, shtrembërime të realitetit që vinin nga gjithë ai izolim i gjatë, por, nga ana tjetër, ishin edhe shumë të informuar. Historia e  të burgosurve shqiptarë nëpër burgjet jugosllave fillonte pikërisht me nisjen e demonstrative në Kosovë më 1981 dhe sikur ta dinin shqiptarët se një ditë do i vinte fundi atij regjimi titist e më vonë të tipit të Miloshëviqit.

Por, nuk dihej as fati as fundi i të burgosurve të tjerë, dhe veçmas të atyre shqiptarë, ose më mirë të them të asaj aventure në burgje që i mbante shpresa se ka drejtësi dhe se një ditë do të zbardhen gjërat në dritën e diellit… Dhe ahstu jetonin me dinjitetin e tyre dhe shpresat për një të ardhme të bukur e të mirë, për një liri dhe  diell…Dhe, përsëri në mëndje më sillej diçka si nëndije se fundi i  të burgosurit  shqiptarë, megjithatë, nuk dihet, porse i sigurtë se një ditë do të vjente  dita e lirisë. Pra, dua të them që bashkë me guximin e madh, këta kishin edhe shpresat  e madhe që diçka do të ndryshonte. Dhe këtu kemi dy korrente  jete, dy botëra, dy fronte, dy antagonizma të mbërthyera: akuzat prej gënjeshtrash dhe e vërteta! Beteja ime për drejtësi vazhdonte atëherë / si tani/.

Fillimisht, as nuk dija se kush janë të arrestuar, sa janë dhe pse? Por, më vonë gjatë hetuesisë ku fjalën përfundimtare e kishte dhuna dhe dajaku, ARGUMENT BACILINUMI, kuptova se 5-6 muaj para arrestimit tim, kishin burgos edhe disa shqiptarë të tjerë  dhe një Boshnjak, si Zuhdi Asani, Nijazi Asani, Abdurrahan Sheshiq, Mensur Asani, madje edhe Vahedin Ramadani, Hajrullah Huseini dhe unë, Nafi Çegrani. Të gjithë të arrestuar sipas një plani dhe me skenar të stolisur me akuza  apsurde, për vepra të paqëna dhe të pa kryera. Çdo gjë e inskenuar dhe e plasuar sipas shijes dhe dëshirës së dikujt që gjërat është dashur të duken sit ë tilla, të besohej në atë që kanë insistuar të bindin opinionin për një,,krim,, dhe është dash gënjeshtra të duket si e vërtetë, ose e bardha të thuhet e zezë, e të zezës e bardhë e kështu me rradhë…Dhe,  pas një gjyqi të frikshëm, rigoroz e të paligjshëm, me  prokurorë  të pashpirt, ose më miurë të them që kishin shpirt kriminelësh, me gjyqtarë sharlatana dhe aventuerë apo edhe shovinista siç ishin Bodul Nikica,  Sulejman Kapetanoviq,Tihomir Baboviq, Ante Varunek etj. Ata kërkonin  dënimin tim me vdekje- pushkatim. Kurse për të tjerët burgje të rënda me vite e vite që do të kalonin atje ku nuk dukej rrezja e dritës dje diellit: Hajrulla Huseini nga Llakavica, 13 vite burg të rëndë, Vahedin Ramadani nga Çajla e Gostivarit 12 vite burg të rëndë, Abdurrahman Sheshiq nga Bugojno e Bosnës 12 vite burg të nërndë, Zuhdi Hasani 10 vite burg, Nijazi Hasani 8 vite burg dhe Mensur Asani 5 vite burg. Ndërkohë që mua dënimin me vdekje e zëvendësuar me 20 vite burg të rëndë… Dhe, kështu nisën   odisetë e  gjata  Brenda kazamateve mes jetës dhe vdekjes  në burgun e Zenicës për të mbetur gjallë, me shpresa dhe stinë të vrara jete. Më vonë , me kërkesën time, më kanë transferuar në burgun e ,,Idrizovës,, sepse edheashtu më kishin dënuar pa faj, dhe mendoja se shkuarja ime në këtë burg të Maqedonisë, do të lehtësonte , sadopakë, vuajtjet dhe maltretimet e familjes sime… Por, edhe këti ishin rrugë të tjera dhe odise të gjata në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë, e fatumi im i ngjante atij të Drajfusit, apo si Odiseu larg Itakës së tij…

Në burg, si zakonisht takova shumë të burgosur, e sidomos shqiptarë nga Kosova. Secili prej tyre kishte historinë e tij dhe rrëfimet për jetën dhe preokupimet e tij. Por, që në një mënyrë, në e parë,edhe fatet e tyre  dukeshin më të ngatërruara, dhe për të dal nga burgu dhe kthimi i tyre në Kosovë ishte një adhurim i frikshëm…Megjithatë, për këtë dhe ata qënie të gjalla, të cilët kalamendeshin shtigjeve të mallit dhe jetës pas murresh të trasha, e që i ngjanin Murit të famoz të Berlinit, nuk do të flas më tepër. Për ta flasin vetë akuzat dhe vitet e shkuara në  rrëmujën  brenda burgjeve !Ata të cilët dënuan njerëz dhe ua morrën vitet më të mira të rinisë, do i breje ndërgjegja kurdoherë sa të jenë gjallë…

Sigurisht, këto mbeten të shkruara në librin “ Ballë për ballë me vdekjen”  ose në faqet  e  ditarit tim !

***

Të gjitha seancat e gjykimit dhe ai gjyq në tërësi ishte dhe mbeti i  jashtëzakonshëm me të gjitha lakerdiat dhe farsat që i posedonte fund e krye, duke fuqizuar akuzat e kurdisura. Vërtet i jashtezakonshëm, po të kesh parasysh klimën që përjetonim e egërsisë dhe poshtërsimit që e perjëtonim gjatë gjithë asaj  kohe sa u mbajt ky gjikim afro tre vjet bashkë me hetuesinë prej 16 muajsh. Ishte një process gjyqësor I inskenuar dhe ushtrohej një presion dhe një proces terrori që vjen e bëhet gjithnjë e më shumë terror psikologjik. Pra, ndryshe është terrori psikologjik dhe ndryshe terrori fizik, që ekzistonte më parë, fillimisht, kur udbashët e hetuesisë të tipit Temelko Boshkovski, Ante Bernada, Fikret Bradariq apo Bodul Nikica etj. kishin nevojë të ushtronin terror si atë fizik njashtu edhe atë psikologjik për të konsoliduar vetveten, ose duke arsyetuar akuzat e kurdisura, duke moa harruar ferrin që na përcjellte vazhdimisht në qeliat prej betony dhe pa dritë, skëterë... Aty përballeshe me ndëshkime të ndryshme të cilat ishin produkte të atij mekanizmi criminal që ushtronin edhe gardianët e mësuar dhe të trajnuar për punë  dhe sjellje të tilla të egra dhe jonjerëzore, antiligjore.

Rasti ynë është i tillë që është një gjyq i inskenuar që mund të provohet. Edhe me ligjet e asaj kohe të Jugosllavisë komuniste ishte  i dënueshëm ajo çfarë kanë bërë ata, sepse kanë inskenuar një process, kanë montuar  akuza të rreme dhe kanë bërë fallsifikime në deklaratata e të akuzuarve dhe të dëshmitarëve, të cilat I kanë firmos me dhunë dhe presion. Nuk është se ishte e vërtetë ndonjë gjë apo ndonjë ,,vrasje,, por ishin gjëra të manipuluara dhe të imagjinuara. Sepse, po të kishte qenë e vërtetë, të ishte ndodhur ndonjë vrasje, secili do e kishte pranuar drejtë, dhe nuk ka arsye mos pranohej gjë, e jo më me dajak duke gënjyer dhe deklaruar rrejshëm gjëra që nuk egzistonin, me shumë version në kohë dhe ,,vende ngjarjesh,, e të cilat janë formëzuar si akuza, e madje pas muajsh të tëra ato janë mohuar dhe përsëri janë future nën dajak dhe duke i hequr zvarë në podrumet e djallit në SUP Bugojno ose SVR Gostivar apo edhe në qelijat e burgut hetues të Zenicës, është dash të përpilonin sërish deklarata tjera për një ,,të vërtetë ,, tjetër e që policia dhe hetuesia bashkë me prokurorët i kanë ka psi të mundëshme dhe të pranueshme, edhepse që nga fillimi janë kuptuar se janë gënjeshtra. Andaj edhe ky gjykim dhe process gjyqësor mbetet një gënjeshtër e madhe, mbetet një mister me plotë viktima dhe të dëmtuar, me plotë ndëshkime dhe vuajtje njerëzish të pafajshëm…  Ky është një nga shumë dënimet e padrejta / bile edhe dënim me vdekje-pushkatim, madje i  njëjti i kthyer në 20 vite burg të rëndë/. Kjoi është marëzi. Kjo  gjykatë dhe prokurori me vite e vite kanë ruajt dhe akoma po ruajnë vetëm dukjen, fasadën e denimit  dhe të  akuzës së tyre. Por, e keqja mbetet e keqe, dhe gënjeshtra nuk mund të mbetet si e vërtetë.Dhe  këtu  nuk  mbyllet  historia as për këtë process të montuar as për tmerret që kanë përjetuar të dënuarit e pafajshëm.Ruajna  Zot çfarë të zitë e ullirit kemi hequr , sidomos gjatë hetuesisë dhe netëve të thikave të gjata, të cilat nuk mund t’i përshkruan as Kafka e as  Sholzinicini, janë skena të përgjakshme dhe tmerre të paimagjinueshme fantazmash, fantazma udbashiane, të cilët me metodat më të egra të spiunimit , bënin kërdi me të pandehurit, me dëshmitarët  dhe me të dënuarit.

*** 

Ja se çka u tha në gjykatën e Zenicës nga deklaratat e të akuzuarve  dhe disa  në rolin e dëshmitarëve:

 Unë, NAFI ÇEGRANI, i  akuzuar, (nga të arrestuarit isha i fundit, kurse nga të akuzuarit më nxorrën të parin, nuk di çfarë lojërash ishin të gjitha këto), në mënyrë kategorike  deklartova se jam i pa fajshëm duke pohuar se nuk kam pas në dijeni për të gjitha me çfarë më akuzonin, se akuzat ishin fund e krye rrena dhe të manipuluara dhe se nuk ndjehesha fajtor dhe se gjithmonë kam qënë dhe do jem kundër padrejtësisë dhe të keqes që mund të bëjnë njerëzit.
Aktakuzat  kundër  meje janë vetëm shpifje  dhe dallavere të kurdisura e pa fakte deri te të cilat gjatë hetuesisë dhe në disa faza të gjykimit është arritur përmes torturave më çnjerëzore dhe keqtrajtimeve, mashtrimeve dhe dhunës, duke shtuar se i tërë ai proces dhe ato akuza prej gënjeshtrash janë të montuara me motive politike dhe në baza nacionale kundër meje si shqiptar.

Unë nuk kërkoj mëshirë, sepse nuk jam fajtor, por kërkoj drejtësi dhe të di cila është e vërteta, çfarë fshihet pas kësaj drame të çuditshme, ku jam i bindur se kanë gisht Temelko Boshkovski dhe disa të tjerë të sojt të tij të korumptuar e me të cilët kam qënë në përplasje që nga vitet kur kam qenë zyrtar i SDB-së republikanë në Shkup, e ata ndaj meje kanë qëllime hakmarrje dhe janë të pandërgjegjshëm me këtë rast.
Ngjajshëm u deklaruan edhe  të akuzuarit tjerë, duke i hedhur poshtë të gjitha pjesët e aktakuzës kundër tyre, duke u deklaruar se janë plotësisht të pafajshëm dhe se  me muaj të tërë në hetuesi janë maltretuar dhe psikofizikisht keqtrajtuar nga inspektorët të cilët kanë përdorë dhunë dhe dajak, luten gjykatës që t’u dal në mbrojtje, duke shpresuar se më në fund do të ngadhënjej drejtësia, e cila smund të humbet.

Por, gjykata as që donte të dëgjonte apo të konstatonte atë që deklaronin të akuzuarit dhe një numër i madh dëshmitarësh, të cilët njashtu kanë qënë të malltretuar dhe të rrahur nga inspector Temelko Boshkovski, Haki Fejzuli, Ante Bernada dhe të tjerë.

I akuzuari Vahedin Ramadani  miratoi fjalët e avokatit mbrojtës, duke thënë  se kanë kaluar më se 22 muaj që është i arrestuar, torturuar dhe i rrahur gjer në alivanosje të rëndë.
,,Jam munduar ti harroj malltretimet dhe torturat  shtazarake që më janë  bërë në podrumet e policisë në Gostivar dhe Bugojno të Bosnës dhe nëpër qelitë prej betoni të burgut hetues në Zënicë, por kursesi nuk mund të kuptoj dhe as të harroj sjelljet jo njerëzore të Temelko Boshkovskit dhe kolegëve të tij nga Bosnja si Ante Bernada dhe të  tjerët madje edhe sjelljet arogante të gjykatësit hetues Bodul Nikica, e të cilët u morrën me mashtrime dhe dhunë ndaj meje dhe  ndaj familes time.
Si të harroi  gjithë ato britma e piskama që duke më rrëhur me shkopinj gome dhe thuprra çeliku të  shtrirë për tokë duke  më sakatuar për vdekje  me shkelma të vërsulur si ujqër mbi mua.
Ai duke iu drejtuar trupit gjykues tha se nuk ka lidhje me rastin dhe se në hetuesi çdo gjë ka gënjyer duke e akuzuar pafajshëm Nafi Çegranin, ashtu siç kërkonin dhe e mashtronin me dhunë inspektorët Temelko, Ante Bernada etj. Duke shtuar më tej se ai personalisht bashkë me dëshmitarin Basri Nuredinin në datat që akuzohet për vrasje ka qënë me qindra klm larg nga vendi i ngjarjes eventuale, në Novi Beçej dhe 2-3 netë kanë fjetur bashkë në hotel ,,Beograd,, të Novi Beçejt pikërisht në datat që akuzohet për vrasjen e për të cilën nuk është në dijeni nëse ka ndodhur vërtëtë ose e gjithë ajo dramë është e inskenuar dhe e përgatitur me qëllim të keq. Ai theksoi se për këtë ka edhe alibi të cilin e di avokati i tij.  

I akuzuari Hajrullah Huseini, duke u pajtuar me fjalët e avokatëve mbrojtës, deklaroi se ky ka qënë një proces i montaur politik, duke u kërkuar falje të gjithë atyre që i ka përmendur në këto akuza prej rrenash  dhe njëkohësishtë ka përsëritur se: ,, e tërë kjo që kam përmendur gjatë hetuesisë dhe që rrejshëm e kam akuzuar Nafi Çegranin, ka qënë vetëm dëshirë e inspektorëve dhe gjykatësit hetues Bodul Nikicës, dhe nga dhuna kam qënë i detyruar të gënjej vetëm me gjëra që i kam imagjinuar dhe trilluar vetë sipas rrëfimeve të  inspektorëve të cilët më mbanin ,,ligjërata,, se si në deklaratat  e mia ta involvoj edhe të pandehurin Nafi Çegranin, i cili është vetëm viktimë në këtë rast. E qëllimi i vetëm i inspektorëve ishte që në çdo mënyrë dhe në çdo trillim ta përzija edhe Nafi Çegranin, pasi ata kështu kërkonin, nëse do të doja që të shpëtoja nga dajaku dhe maltretimet të cilat  vazhduan me muaj të tërë! “-deklaroi Hajrullah Huseini, dhe në fund duke shtuar se gjithëçka që ka deklaruar personi Arif Zeqiri nuk është e vërtetë por një rrenë e rregulluar, dhe se një ditë ai për këtë do të kërkon llogari nga Arif Zeqiri që del në këtë gjykatë të kurdisur si dëshmitar i rrejshëm, ashtu siç e kanë mësuar me direktiva Temelko Boshkovski dhe inspektorët tjerë të cilët i kam përmendur në dëklaratën time me shkrim të datës 17.02 1982, duke  theksuar se për të gjitha këto dallavere dhe përralla për vendin ,,kreçane,, janë të menduara dhe fajtor për këtë është Arif Zeqiri,- do të thotë në fund Hajrullah Huseini nga fshati Llakavicë. 
Zuhdi Asani, m një ndër të akuzuarit nga fshati Forinë dhe i arrestuar që në fillim të prillit me nisjen e demonstrative në Kosovë, afro 5-6 muaj para se të arrestohjet edhe Nafi Çegrani.Sipas logjikës, këtu është fjala gjersa janë bërë përgatitje dhe skenar i montuar i këtij gjyqi dhe akuzash mashtruese. Zuhdi Asani në deklaratën e tij  mbështet  fjalët e avokatit duke pohuar se nuk është fajtor dhe se  akuzat janë të kurdisura, kurse Ramadani dhe Huseini e kanë rënduar gabimisht gjatë hetuesisë dhe se ata gjithë kanën kanë trilluar përralla e tregime për fëmijë nga qyteku. Unë asfarë lidhje nuk kam me ndonjë rast rrëmbimi ose kidnapimi.Kurse personen Meliha Deliq nuk e kam njohur fare, siç nuk e kam njoh as dëshmitaren  Bozhiq Sllavicën,- do të thotë në fund ky i akuzuar.
Poashtu edhe i akuzuari Nijazi Asani miraton fjalët e avokatit të tij mbrojtës duke hedhur poshtë akuzën ndaj personalitetit të tij dhe të tjerëve, është i bindur së këtu ka diçka që dikush e ka kurdis për qëllim që ky nuk i di shkaqet. Ai për akuzan ndaj tij tha se i përngjajnë si ajo përralla ujkut dhe qengjit ku ujku e akuzon qengjin se ja ka trubulluar ujin. Të gjitha këto janë akuza mashtruese që i kanë trilluar vetë inspektorët dhe për çka kanë shkruar gazetat me qëllim të keq të përfitojnë nga opinion , duke na quajtur ne si terrorist dhe njerëz të egër.
Ai theksoi se ka besim se gjykata do të sillet me kujdes dhe nuk do të bëjnë shkallën e ultë të vet që kanë përmendur më parë duke përfunduar se është i pa fajshëm.

Abdurahman Sheshiq, hedhë posht akuzat që i ngarkohen për kidnapim të së dashurës së tij Melihe Deliq, dhe jep sqarrime se ditën kur janë ndarë, mban mend se ajo i ka thënë:,,Nëse nuk marrtohet me te , ajo do të hidhet në lumin Vërbas dhe do të mbytet!,, Për këtë kam dhënë edhe deklaratë me shkrim në burgun hetues. Por, inspektorët e kanë maltretuar dhe rrahur fizikisht, duke i thënë: ,,Shta te briga za shiptari…Daj ti tereti njih, pa mi cemo lako s tobom!,, ( Çfarë të kërset ty për shqiptarët…Ti hidh akuza mbi ta, e ne madje ia bëjmë disi me ty). Por, shton më tej Abdurrahman Sheshiqi se nuk ka pranuar një ofertë të tillë, dhe nuk ka dash të akuzon njerëz të pafajshëm, duke shtuar se kurrë nuk e  ka besuar se do të akuzohet për diçka që nuk e ka bërë dhe për çka nuk ndjehet fajtor. Ai deklaroi se kurr nuk ka bërë dallime në mes njerëzve të çfarëdo feje apo kombësie  qofshin për arsye se ashtu është i edukuar nga familja për një gjë të tillë.
Për të ka vetëm njerëz të mirë dhe  të këqinj dhe se Vahedin Ramadani dhe Huseini Hajrullah më kot e kanë akuzuar gjatë hetuesisë ku ka mbretëruar vetëm dajaku dhe terrori.
Ai në fjalën e vet përfundimtare tha se i ka mbet besimi në zot dhe se trupi gjykues do të jetë i drejtë dhe do tregoi pafajësinë e tij dhe të tjerëve të cilët mendon se janë viktimë e këtij procesi të montuar me motive dhe prapavija politike.
Mensur  Asani  në fjalën e tij mbrojtëse para gjykatësve Sulejman Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq të cilët procesin e gjykimit e kishin kanalizuar në drejtim të gabuar, duke thënë se këtë më kot e kishin akuzuar dhe se nuk ka asgjë në dijeni për kinse grabitje të personës Melihe Deliq.Miratoi fjalët e avokatit mbrojtës ndaj mbase mbetet pas  qëndrimeve të tij të më parshme, duke përfunduar se inspektorët dhe gjykatësi hetues e kishin maltretuar dhe rrahur në burg.
Në fjalen e vet përfundimate tha se as ai as pasradhsit e ti kurr s’kan qenë terrorist dhe as grabitësa dhe se me këtë gjë e kan ofenduar atë  dhe familen e tij të cilët me vite e dekada në mënyrë më fisnike, njerëzore dhe bujare punojnë në Travnik me qebaptoren e tij, duke shtuar se Ramadani dhe Huseini kanë gënjyer në çdo mënyrë vetëm e vetëm të shpëtojnë nga dajaku. Ai nuk kërkon mëshirë dhe nuk i frikësohet të vertetës dhe është i pa fajshëm dhe se çdo gjë që thuhet në akuzat  kundër tij janë të  pa vërtetë.

Po kështu u shprehën edhe disa nga dëshmitarët e akuzës të cilët pohuan se janë rrah nga inspektorët Temelko Boshkovski,kurse inspector  Haki Fejzuli dëshmitarit Selmani ia ka fut grykën e revoles në gojë në podrumet e policisë në Gostivar,duke këekuar prej tij që të deklaronte kundër Nafi Çegranit.

 Unë kam dëgjuar për emrin e Nafi Çegranit, por asnjëherë këtë njeri nuk e kam parë tek ,,kreçanet,, e Arifit dhe nuk di përse Arifi  gënjen… Akuzat të cilat i kam dëgjuar nga insepktorët jam i bindur se ato janë të kurdisura nga dikush tjetër ose për hakmarrje ose për qëllim që të njollosin shqiptarët!,,- thotë dëshmitari Selmani.

…Basri Nuredini u shpreh se u është mirënjohës avokatëve mbrojtës të të akuzuarve të cilët gjykonë drejtë dhe logjikshëm, duke pohuar se për të gjithë ata ka qenë e qartë se janë duke mbrojtur njerëz të pafajshëm. 

Dëshmitarja Bozhiq Sllavica deklaroi se të gjithë këta të akuzuarit i njihte personalisht, pos që nuk e njeh as nuk e ka parë as në Travnik, as në Zenicë ndonjëherë Nafi Çegranin.

Kurse dëshmitari Gani Bekteshi pohon se inspector Temelko i ka blerë costume ,,kanger,, dhe i ka dhënë 2000 dinar vetëm që ta përmban deklaratën që thotë Arif Zeqiri, por se Arifi i është kërcnuar disa herë se do ta hidhte atë në zjarrin e ,,kreçanes,,!Dhe, në një moment, duke e kundërshtuar reagimin e prokurorit, dëshmitari Gani Bekteshi për të cilin u tha se nik qënka në rregull psiqikisht, ai iu vërsul prokurorit duke e akuzuar se edhe prokurori do të ketë qënë tek ,,kreçanet,, me Nafiun, nëse ky do të kishte qënë atje… / Nisën të qeshura në sallën e gjyqit…/Dhe, kështu me rradhë, plotë akuza të kota dhe komedi gjyqi…!
*** 

Tanimë  plotë 35 vite në vazhdimësi beteja ime për drejtësi dhe të vërtetën  vazhdon, dhe ende jam duke  dërguar ankesa. Lutje e kërkesa,  letra dhe kështu me rradhë për të gjitha autoritetet e Gjykatave, Jurisprodencës, prokurorëve   dhe gjyqësorët  të Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës. Madje edhe Gjykatës Ndërkombëtare për të drejtat e Njeriut në Strasburg, duke  kërkuar të më thuhet e VËRTETA  dhe të zbardhet DREJTËSIA. Sepse, UNË NUK JAM FAJTOR, unë nuk do  të heq  dorë së kërkuari  drejtësinë! Unë kam qenë  dhe jam i bindur se  ndaj meje ka diçka të gabuar, se ata njerëz që ishin autoritetet organesh apo  dhe autoritetet gjyqësore të pranishëm nuk  ishin gjë tjetër veçse  njerëz të pashpirt të tipit egërsirë, për ta asgjë nuk është njerëzore, sepse qëllimi i tyre kishte qënë ndryshe  për të inskenuar mashtrime dhe të paqëna dhe në kundërshtim me të VËRTETËN! Në fillim kam pasur besimin para gjykatësit hetues, duke menduar se ai do të kuptojë gabimin e atyre të cilët me shpifje më kishin arrestuar, me  shpifje dhe tregime të ndryshme të bëra me dajak, me qëllim që ato gënjeshtra të tyre të  dukeshin  si një e vërtetë ! Në fillim unë nuk mund të kuptoja pse të jem i arrestuar, kur ata ishin duke marrë mua,në pranga, dhe nuk dija se  çfarë është e gjitha, për çfarë ishte fjala, sepse unë nuk kasha diç në dijeni për ndonjë krim! Por unë isha i bindur, fillimisht, se kjo ishte një çështje e një kombinimi operativ të planifikuar të shërbimeve sekrete si UDBA dhe KOS-Jugosllavisë ndaj meje,pasi tanimë isha kthyer nga emigrimi në Amerikë…

 Ashtu si ajo që duket të jetë duke mposhtur me vdekje dhe për të Asani Nijas, Vahedin Ramadani, Zuhdi Asani, Huseini Hajrulah, Mansur Asani, Šeši? Abdurraman, madje të detyruar dhe  nga terrori  që është aplikuar dhe mbi ,, dëshmitarë ,, / të cilën gjë e shpjeguan edhe përpara  gjyqit /, sepse e gjithë kjo është bërë në mënyrë jo vetëm në qelitë e  paraburgimit, por tmerre vdekje dhe ferri kishin përjetuar edhe në bodrumet e SUP Gostovar e  Bugojno. Inspektorët nëpërmjet sjelljes kriminale bastardisur, me shkopinj gome e çufurra hekuri, kanë bërë kërdi edhe mbi qytetarë tjerë ...

Akuzat e  tilla, të pabaza dhe antiligjore, janë të formuluara në saje të deklaratave të rrejshme të marra me dhunë e dajak, sidomos nga Vahedin Ramadani , Husein Hajrullahi dhe më vonë nga një “dëshmitar” i kurdisur Arif Zeqiri. Aktakuzat e prokurorit  fund e krye janë të manipuluara dhe të thurrura me gjëra të imagjinuara nga ndjellakëqinjt e hetuesisë, andaj edhe janë ndryshuar e “perpiluar” disa herë…Ashtu siç  u  që nga fillimi dhe u veprua edhe me aktvendimet e gjykatesit Sulejman Kapetanoviq dhe zëvendësit të tij / ideologut të kësaj drame/ Tihomir Baboviq, dhe sit ë tilla  mbeten të pa baza ligjore, kontradiktore dhe të pakuptueshme fare, pa asnjë logjikë normale apo të natyrës së drejtësisë, mbeten farse dhe false!

Një gjë ishte e vërtetë: pafajësinë time  nuk mund ta shlyej  askush dhe është absolutisht e vërteta në anën time! Lavdi zotit Unë kurrë nuk kam qenë fajtor, për gjithëçka që më kanë akuzuar dhe dënuar, e kam shpirtin tim të pastër  si një njeri. Unë pyes veten tani, kur unë shkruaj këto rreshta, si mund të tilla gjëra  shpifëse dhe të  liga, abuzuar dhe funksionet e Shërbimit, të gjithë kanë bërë lojëra të kurdisura: NË EMËR TË LIGJIT DHE POPULLIT ! Po të kujt populli se ?  ÇKA ËSHTË ARSYEJA  dhe çfarë janë mashtrimet? Shpifjet dhe gënjeshtrat nuk mund të jetojnë në popull as sa don dikush.Prandaj edhe e dine i tërë populli që më njohin se jam i pafajshëm.

Kjo është e tëra  për të provuar pafajësinë time. Prandaj, i ndaluar në mënyrë të përsëritur dhe më vonë në burg, si ajo gjithashtu pyes veten  edhe Sot: vallë ishte  VETËM gabim i hetuesisë  dhe  GJYKATËS, ose e tërë kjo ishte rezultat për  ndonjë hakmarrje ndaj meje, TË GJITHA janë kurdis sipas ndonjë PLANI të veçantë për  të më nxjerr  PARA gjyqi të montuar dhe  pushkatimi? Unë nuk e di !!! Çdo gjë për mua dhe të ditës çudi sot, unë nuk mund të kuptoj se çfarë dhe kush qëndroi pas këtij procesi të shëmtuar. Ose, në disa mënyra, supozimet e mia janë të vërteta, siç kam cekur më lartë! Tani, çdo gjë është e qartë! Disa informata që kam, të afërmit Arif Zeqirit  kishin  thënë se ajo ishte më mirë për të,për Arif Zeqirin, sikur  ai të thot  të vërtetën, e jot ë jetoje me shpifjet që ia ka imponuar në kokë Temelko Boshkovski dhe të tjerë, SEPSE  NUK ËSHTË  MIRË që në saje të deklaratave të tija të rrejshme  është dënuar njeriu i  pafajshëm  dhe me vite i shtrihrë  BURGJEVE! Këtë gjë nuk e fal Zoti.

Me urdhër të Gjykatës së Lartë të Bosnjës dhe Hercegovinës në Sarajevë, / shih dosjen asnjë: 070-0-Kv1-11-000192. Dhe në lidhje me dosjen tag: 04 0 K 004 799 12 Kvl NGA 29.O4.2O13 / urdhëroi tani  që Gjykata kantonale e Zenicës për të mbajtur një rigjykim pasi kërkesat e mia dhe të dënuarve të  tjerë si Asani Nijas dhe Asani Zudija me banim në Forinë dhe të tjerët. të cilët gjithashtu janë dënuar dënimin arbitrar: K- 133/81, dhe gjykimet që, si të dyshuar  janë terorizuar me force, për  vepra  ,,rrëmbimi ,,  ndaj të humburës  Meliha Deliç nga Bosnja.

( Krahas një analize dhe një shqyrtim rreth  vendimit të tij, Kolegji i Gjykatës së lartë Supreme të BeH në Sarajevë në krye me gjykatësin Mr Vllajsavleviq Mirko në aktvendimin e tij  Kzh. 139/83, vlerëson):

 

1. Në shqyrtim dhe analizën  e  parashtrimeve të aktvendimit K.133/81 të Gjykatës së Qarrkut në Zenicë dhe  akuzës së prokurorit, Kolegji i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë, duke u bazuar në saje të provave të marra gjatë këtij procesi gjyqësor konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, të cilat i’u nënshtruan debatit gjyqësor, ky kolegj, vlerëson se i akuzuari Nafi Çegrani, i arrestuar më datë 01 tetor 1981 nuk formësojnë elementet e veprës penale, parashikuar nga neni  37  të Kodit Penal të RS të Maqedonisë dhe për rrjedhojë i akuzuari i këtij gjykimi nuk mund të mbajë përgjegjësi penale sipas sanksioneve të parashikuara nga kjo dispozitë, sepse i mohon tërësisht akuzat, pohon se nuk është fajtor dhe se akuzat janë fare të pabaza. Dhe, në këtë drejtim as gjykata që ka sjell një vendim të rëndë në dëm të të akuzuarit nuk ka asnjë fakt apo argument në drejtim nëse vërtetë ka vepër penale ,,vrasje,, sic dënohet i akuzuari. Gjersa të akuzuarit tjerë Ramadani dhe Huseine edhe atë si, kanë pas arsye rrejshëm të rëndojnë Nafi Çegranin, i cili as nuk ka motiv të kryej veprën penale ,,vrasje,, dhe as që e ka njohur të humburën Melihe Deliq.

 

2. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë  Supreme të BeH në Sarajevë  gjen me vend që paraprakisht të shprehet lidhur me ekzistencën ose jo të kushteve për përgjegjësi penale të të akuzuarit Nafi Çegranit në raport me akuzat e prokurorit të Qarrkut të Zenicës dhe deklaratat e bëra nga të ajuzuarit Huseini Hajrullah dhe Ramadani Vahedin, të cilët i kanë mohuar tërësisht akuzat duke pohuar se kanë qënë të maltretuar psikikofizikisht dhe se deklaratat e tilla janë marrë më dhunë dhe keqtrajtime gjatë hetuesisë dhe në disa faza të procesit gjyqësor në qelitë e burgut, të cilat janë të pabesueshme, të pabaza dhe deklarative e kontradiktore, të marra në disa etapa të hetuesisë jo të drejtë, të cilat akuza formësojnë ose jo elementët e veprës penale për të cilën akuzohet edhe vetë këta të dy të  dënuarit.

Në këtë drejtim ky kolegj thekson jurisprudencën e  vetë si gjykatë e nivelit të lartë  supreme të Beh në Sarajevë me në krye gjykatësin Mr Vllajsavlevic Mirko, e cila në mënyrë të argumentuar në aspektin juridik dhe të  drejtësisë,  duke vënë theksin në dallimin e aktakuzës dhe aktvendimit gjyqësor dhe atë që ka ndërmjet fakteve (informacionit) dhe gjykimeve vlerësuese (opinioneve, mendimeve) të ndryshme dhe kontradiktore, jo me realen dhe në këtë drejtim as gjykata e Zenicës nuk ka ndonjë fakt apo argument se ka ndodhur vepër penale ,,vrasje,, sipas ligjit të RS Maqedonisë, që kjo gjykatë sjell një vendim të paligjshëm dhe të pabazë.. Ndërsa opinionet janë pikëpamje ose vlerësime personale të gjykatësit apo prokurorit, të  cilët në mënyrë paushale sajojnë një ngjarje ose situate dhe nuk janë të perceptueshme si prova për të qenë të vërteta ose të pavërteta, faktet mbi të cilat bazohen opinionet, janë të mundshme për t’u provuar si të vërteta apo të pavërteta. Këtë qëndrim ka mbajtur kjo gjykatë në çështjet “Lingens kundër Austrisë” (vendimi i datës 08.07.1986) dhe “Dalban kundër Rumanisë” (vendim i datës 28.09.1999, Dhoma e Madhe). Në vlerësim e saj kjo gjykatë ka dalluar ndryshimin ndërmjet deklarimit të fakteve, të cilët mund të provohen dhe opinioneve (gjykimeve vlerësuese), që për nga natyra nuk mund të provohen. Për çdo rast, ato duhet të veçohen me kujdes. Ekzistenca e fakteve mund të dëshmohet, ndërsa vlerësimet, opinionet apo mendimet nuk mund të jenë objekt i të provuarit, pasi kjo do të cenonte lirinë dhe të drejtat e njeriut.

 

UNË I DËNUARI I PAFAJSHËM NAFI ÇEGRANI sot thirrem në këtë drejtim edhe në aktvendimet që ka sjellë Gjykata e lartë ndërkombëtare  për të drejtat dhe liritë e njeriut  (shiko vendimin e   datës 23.04.1992, në çështjen “Castells kundër Spanjës”), ku bën një sqarim të denj lidhë me abuzimet e qëllimshme në dëm të lirisë, nderit dhe reputacionit të personit, duke anashkaluar masën e parashikuar nga ligji për mbrojtjen e dinjitetit të të akuzuarit.

 

Mbi këto argumente, Gjykata e lartë supreme e BeH në Sarajevë me aktvendimin Kz,139/83 të datës 13.04.1983, vlerëson se deklarata e të akuzuarit të këtij gjykimi, Nafi Çegranit i cili kategorikisht mohon akuzat si të pabaza dhe të sajuara me përmbajtje trillimesh të cilat kanë sjellë deri në një aktvendim të gabuar dhe të pamenduar mirë nga Gjykata e Qarrkut e Zenicës, ku i akuzuar dënohet me vdekje-pushkatim, për vepër që nuk e ka bërë dhe që as gjykata në fjalë nuk posedon ndonjë argument se egziston vepër penale ,,vrasje,,!

 Në këtë drejtim provat e paraqitura nga prokurori i akuzës dhe aktvendimi gjyqësor i Zenicës pasi i’u nënshtruan debatit gjyqësor u morën në analizë e vlerësim nga Gjykata e lartë Supreme në Sarajevë, i cili arrin në përfundimin se i akuzuari Nafi Çegrani nuk ka bërë veprën penale  “vrasje” të kryer në Gostivar, parashikuar nga neni 37  i Kodit Penal të Maqedonisë dhe për këtë shkak duhet të deklarohet i pafajshëm, duke e këthyer aktvendimin e Gjykatës së Zenicës në rishqyrtime dhe sjellje të një vendimi të drejtë ligjor.

Ky konkluzion rrjedhon nga përmbajtja e kësaj dispozite ligjore në raport me rrethanat e faktit që rezultuan të provuara gjatë gjykimit maraton dhe me shumë parregullsi ligjore dhe kontradikta të akuzës dhe gjykimit, ku dihej se deklaratat e hetuesisë dhe ,,argumentet,, tjera të akuzës ishin të rreme, deklarative dhe të manipuluara, e me të cilat cënohet jeta, shëndeti, liria, nderi dhe dinjiteti i personit. I akuzuar me shpifje e gjëra të cilat nuk i përgjigjen  së vërtetës...

Duke i’u kthyer rastit konkret, ky kolegj i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë arrin në përfundim se nuk u provua as në këtë gjykim / as në gjykimin e shkallës së parë që është mbajtur në Zenicë më aktgjykimin K.133/81 të datës 26.07.1982, as  që ekziston ana objektive e kësaj forme të veprës penale ,,vrasje,,  për çka aktakuza e prokurorit  KT 22/82 dhe akvendimi  i përmendur i Gjykatës së Qarkut në Zenicë, janë deklarata që  përbëjn  informacione  të rremë apo të pavërtetë.

Mbi këto argumente, ky kolegj i Gjykatës së lartë supreme të BeH në Sarajevë, arrin në përfundimin se mungon ana objektive e veprës penale  ,,vtasje,, të pretenduar nga ana e akuzës .

3.Pra, provohet se qëllimi i vërtetë i të akuzuarit ka qenë denoncimi dhe vënia në lëvizje e organit të prokurorisë për hetime më të thelluara lidhur me çështjen e ditës të asaj periudhe. Kjo tregon se i akuzuari nuk ka pasur si qëllim që të disinformojë  gjykatën apo përfaqësuesit e akuzës, por përkundrazi ka informuar këtë në mënyrë të drejtë si opinion të tij personal , e që gjykata duhej ta merrte në konsideratë për hetime më të thella e të drejta në kërkim të së vërtetës, pasi i akuzuari nuk ka pas në dijeni për ndonjë ,,vrasje,, e që e rëndon akuza, duke parashtruar përpara tij mendimin e vet lidhur me marrëdhënie të caktuara me të akuzuarit Ramadani dhe Huseini të cilët kanë dhënë deklarata të  rrejshëme, të cilët edhe kanë pas arsye e shkak që të hudhin fajsinë mbi të akuzuarin, duke lehtësuar gjendjen dhe pozitën e tyre, sepse edhe ata kanë qënë të akuzuar për vepër ,,vrasje,,.

                                              PËR KËTO ARSYE

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Supreme të BeH në Sarajevë me në krye Mr Vllajsavleviq Mirko. Mbështetur sipas Ligjit dhe Kodit Penal

 
V E N D O S I

 

Që ta shpall si të pavlefshëm akvendimin e Gjykatës së Qarrkut në Zenicë K.133/81 me të cilin i akuzuari Nafi Çegrani ishte shpall fajtor  për ,,vrasje,, sipas nenit 37 të LP të RS Maqedonisë, duke kthyer çështjen në rygjikim dhe njëkohësisht  deklarimin e pafajshëm të të akuzuarit.

***

P.s.

Megjithatë, e tërë kjo hajkë dhe forcat e errëta të nëntokës në Gjykatën e Zenicës, ishin kah bënin kërdi në vazhdimësi, asgjë nuk u mor parasysh nga ajo që sugjeroi apo rekomandoi Gjykata Supreme dhe gjykatësi Mr Vllajsavleviq Mirko, por në seanca të përshpejtuara bënë sërisht gjykatësit Kapetanoviq dhe Tihomir Baboviq përshkrimin e vendimit  paraprak dhe që ishte shpall i pavlefshëm, fjalët ku ishin : ,,i dënuar me pushkatim,, u zëvendësuarn më fjalët ,,dënohet me 20 vite burg të rënëdë,,!

Dhe, çdo gjë aty mbaroi si çështje e kryer, e përfunduar... Ato që tha Mr Vllajsavleviq Mirko vajtën në vesh të shurdhërt... Në ankesën time të dytë, duke u nis sërisht në baza të reales dhe të vërtetës, /  tanimë gjykatësit suprem Vllajsavleviq Mirkos nuk iu dëgjua nami, sikur e hëngri nata... /Çështjen e ankesës sime, tanimë e mori në dorë një gjykatës kretën dhe shovinist Ante Varunek, i cili duke ndjek ,,sugjerimet,,e gjykatësit Tihomir Baboviq, pa asnjë presedan dhe në mënyrë kapadahillëku e  hudhi si të pabazë ankesën time dhe akvendimin K/94/83 e shpalli si të ,,ligjshëm,, duke e vërtetaur atë, mbeti akt i plotfuqishëm, dhe unë i dënuar, duke mos qënë aktor i ndonjë ,,vepre,,!

***

…Edhe sot duke pritur me optimizëm,  të mbahet rigjykim, dhe unë shpresoj GJYKATA të kuptojë gjërat e duhura lidhë me  të vërtetën dhe pafajësinë time, / shih Gjykatën e Lartë  Supreme në Sarajevë, i Kz.139 / 83 , 13.IV.1983.   dhe një letër e Gjykatës së Lartë në Sarajevë Nr: 070-0-Cr-1-10-000003, i lidhur me emrin e file: 04 0 K 004 799 12 Kvl Gjykata Kantonale në Zenica /. Këtu theksoj edhe  apelin tim nga 2014/05/05 g. si dhe të shteteve të tjera dhe të paraqesë ankesën time, t'i dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut Evropian në Strasburg. Për vite të kalojë, dhe çështjen e së vërtetës, me sa duket, siç disa ende nuk duan të zbulojë! Pse kështu? Unë në jetën time  kurrë nuk do  të heqë dorë nga lufta për të provuar pafajësinë  time dhe për zbardhjen e  akuzave të rreme  ndaj meje. Unë i bëj thirrje gjykatës që të dini saktësisht se kush janë fajtorët, nëse ka të tillë / në qoftë se me të vërtetë ka diçka /, dhe të cilët janë të pafajshëm! Për vite të tëra unë vdes si një sakrificë për diçka që unë nuk kishte asnjë ide. I siguroj sinqerisht, unë jam i  dënua për diçka që nuk e kam pas në dijeni. Po  jetoj  tërë jetën time i fyer dhe nën njollë të vështirë, janë të ofenduar dhe fëmijët e mi dhe familja, prindërit kanë vdekur prej pikëllimit dhe dëshpërimit,  sepse ata ishin të vetëdijshëm për pafajsinë time dhe se dikush  mëtë dramë mizorisht e kishin kurdis me plan dhe hakmarrje ndaj meje. Unë dua të di të vërtetën, dhe për këtë arsye të kërkojë nga autoritetet kompetente dhe institucionet gjyqësore të Bosnje-Hercegovinës dhe Maqedonisë për të marrë pozicionin dhe të marrë vendim të drejtë për të zbardhur vetëm të vërtetën dhe të del në ditë të diellit - drejtësia ligjore.

( vijon)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat