9 tetori në histori

Dokumentare

9 tetori në histori

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 08:37
Ernesto "Che" Guevara

768 - Karli i madh kurorëzohet mbret i frankëve, dhe si komandant të ushtrisë cakton nipin e tij, Roland. 10 vjet më vonë, Rolandi do të vritej në përpjekje me forcat baske në Betejën e Roncesvallës, grykë malore në Pirenenj (mes Francës dhe Spanjës).

1888 - Monumenti Washington hapet zyrtarisht për publikun e gjerë. Monumenti, i përbërë nga mermer, granit, dhe gurë të përzgjedhur, është struktura prej guri më e larta në botë, dhe obelisku më i lartë në botë (169 metra e 294 centimetra i gjatë). Kolona të tjera më të larta ekzistojnë, por ato nuk janë prej guri ose obelisqe. Ndërtimi i monumentit filloi në vitin 1848, por u ndërpre më 1854 - 1877, dhe përfundoi në vitin 1884 - ndërprerjet ndodhën për shkaqe të ndryshme si, mungesa e fondeve apo Lufta Civile. Pas përfundimit, ky monument u quajt struktura më e lartë në botë, titull i mbajtur më parë nga katedralja e Këlnit në Gjermani.

1934 - Mbretocid në Marsejë; vritet mbreti Aleksandri i parë i Jugosllavisë. Në Luftën e Parë Ballkanike,1912, ai ishte princ trashëgimtar i Serbisë, dhe komandoi ushtrinë në betejat për marrjen e Kumanovës dhe Manastirit. Në vitin1915, ushtria e tij pësoi humbje të rëndë kur u sulmua nga të gjitha drejtimet nga aleanca e Gjermanisë , Austro- Hungarisë dhe Bullgarisë; dhe forcat serbe u tërhoqën nëpër grykat e Malit të Zi dhe nëpër Shqipërinë e veriut duke u hedhur në ishullin e Korfuzit, ku u riorganizuan.

1944 - Çlirimi i Sarandës në Shqipëri.

1967 - Një ditë pas kapjes nga forcat boliviane, revolucionari marksist Ernesto "Che" Guevara ekzekutohet për përpjekjet e tij për të nxitur një revolucion në Bolivi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat