10 tetori në histori

Dokumentare

10 tetori në histori

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 07:55
Angela Merkel

1582 - Për shkak të implementimit të kalendarit Gregorian, kjo ditë nuk ekziston në Itali, Poloni, Portugali dhe Spanjë.

1631 - Armata saksone pushton Pragën.

1889 - U themelua Barnard College.

1909 - Gazeta “Dielli” njofton se në Nju-Jork funksionon një bankë e quajtur “Tocci”, sipas emrit të pronarit arbëresh.

1910 - U themelua “Tau Epsilon Phi Fraternity” në Universitetin Kolumbian.

1919 - Opera “Die Frau Ohne Schatten” e Richard Strauss debiton në Vjenë.

1938 - Hapet ura “Blu Water Bridge”, duke mundësuar lidhjen mes Port Huron, Michigan dhe Sarnia, Ontario.

1944 - Holokausti: 800 fëmijë romë u vranë sistematikisht në kampin Auschwitz.

1947 - Holokausti shqiptar, një grup deputetësh social-demokrat pushkatohen në burgjet e Tiranës nga diktatura komuniste. Nga 17 të ekzekutuarit në 10 tetorin e 1974-ës, 3 deputetë u dënuan me varje dhe 14 të tjerë me pushkatim.

1951 - Likuidohet grupi i Hasan Remnikut.

1957 - Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower i kërkoi të falur ministrit të Financave të Ganës, Komla Agbeli Gbdemah, pas refuzimit të shërbimeve në restorantin “Dover”, Delaware.

1969 - Grupi “King Crimson” paraqet albumin e parë “In the court of the Crimson King”, që konsiderohet albumi i parë i llojit progressive rock.

2005 - Angela Merkel është bërë kancelarja e parë femër e Gjermanisë dhe liderja e parë nga ish-Lindja Komuniste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat