Histori, çfarë ka ndodhur më 14 tetor?

Dokumentare

Histori, çfarë ka ndodhur më 14 tetor?

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 07:38
Ilustrim

222 - Papa Kallixtus vritet nga një turmë në Trastevere të Romës. Gjatë 5 viteve në krye të Kishës Katolike, Kallixtus vendosi atë që njihet si Agjërimi i të Shtunës 3 herë në vit pa ushqim, pa yndyra dhe pa verë në ato ditë.

1322 - Forcat e Robert Bruce të Skocisë korrin fitore ndaj ushtrisë së Mbretit Eduard II të Anglisë dhe ky i fundit detyrohet të pranojë pavarësinë e Skocisë.

1888 - Francezi Louis Le Prince realizon filmin “Roundhay Garden Scene”, filmi i parë në historinë e kinematografisë. Le Prince u zhduk nga një tren, më 16 shtator 1890. Trupi dhe bagazhi i tij kurrë nuk u gjetën. Zhdukja e Le Princit lejoi Thomas Edisonin për të thënë se aparati filmik u shpik prej tij, megjithatë Louis Le Prince është njohur vazhdimisht si 'babai i kinematografisë’.

1910 - Aviatori anglez Claude Grahame zbret aeroplanin e tij në Bulevardin Ekzekutiv, pranë Shtëpisë së Bardhë në Uashington. Në një vend tjetër ai do të ishte arrestuan. Në Amerikën e asaj kohe, Grahame u prit me duartrokitje, madje dhe nga policët.

1912 - Ndërsa në fushatë në Milwauki, Wisconsin, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt qëllohet dhe plagoset lehtë nga John Schrank, një pronar salloni argëtimi, i cili doli se vuante nga probleme mendore. Me plagën në gjoks, dhe plumbin ende në trup, "Teddy" Roosevelt nuk e ndërpreu fjalimin që kishte planifikuar për publikun.

1913 - Në Vlorë, shpërthen hapur grindja midis Esad Pashë Toptanit dhe Ismail bej Qemalit. Esadi shpall largimin nga Qeveria e Vlorës dhe krijimin e një qeverie të re me.

1927 - Vdes Ceno bej Kryeziu, 32 vjeç, figurë e debatueshme politike, lindur në Gjakovë në një familje nga më të pasurat. Më 1912, gjatë Luftës Ballkanike, ai udhëhoqi forcat shqiptare kundër trupave të Malit te Zi; dhe shërbeu si nënprefekt i Krumës dhe komandant i forcave të kufirit në zone deri më 1914. Pastaj luftoi kundër austro-hungarezëve dhe kapet rob.

1933 - Gjermania naziste tërhiqet nga Lidhja e Kombeve. Në atë kohë Lidhja e Kombeve kishte ndërmarrë nismën për pakësimin e armatimeve mes vendeve anëtare, krejt e kundërta e asaj që Hitleri donte.

1943 - Të burgosurit hebrenj në kampin nazist gjerman të shfarosjes Sobibor në Poloni ngrenë krye, duke vrarë 11 roje dhe plagosur shumë të tjerë. Rreth 300 prej 600 të burgosurve u arratisën, dhe vetëm 50 prej tyre mbijetuan deri në fund të luftës. 300 të burgosurit që mbetën në kamp, u pushkatuan të nesërmen.

1944 - Trupat e ushtrisë britanike hyjnë në Athinën, ndërsa nazistët gjermanë tërhiqen. Kjo i hapi rrugën qeverisë greke në mërgim për t'u kthyer në kryeqytet, me George Papandreun si kryeministër.

1944 - Për lidhjet me një komplot për të vrarë Adolf Hitlerin, marshalli Erwin Rommel detyrohet të kryejë vetëvrasje me helm, për të shmangur dalje në gjyq.

1949 - Njëmbëdhjetë udhëheqës të Partisë Komuniste Amerikane dënohen nga një Gjykatë Federale, pas një gjyqi nëntëmujor, nën akuzat se kishin bërë plane për të nxitur përmbysjen me dhunë të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

1962 - Një avion amerikan U -2 me pilot fluturon mbi ishullin e Kubës dhe fotografon raketat sovjetike të afta për mbushje bërthamore duke u instaluar në Kubë.

1964 - Personi ndër më të rinjtë në moshë i nderua me çmimin “Nobel” për Paqe merr shumën prej 54 mijë dollarësh të këtij çmimi dhe e dhuron për të mbështetur të drejtat civile në Shtetet e Bashkuara. Laureati i ri quhej Martin Luther King, i riu, 35 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat