26 tetori në histori

Dokumentare

26 tetori në histori

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 07:51
Hillari Klinton

1775 - Mbreti George III i Britanisë shkon para Parlamentit dhe deklaron se 13 kolonitë amerikane janë rebeluar. Pastaj autorizon një përgjigje ushtarake për të shuar revolucionin amerikan. Britania dërgoi trupa tokësore dhe përdori flotën e saj të fuqishme për bllokadë detare.

1776 - Benjamin Franklin niset nga Amerika për në Francë në mision për të kërkuar mbështetjen franceze për revolucionin amerikan. Dhe jo pa qëllim për këtë detyrë u ngarkua Franklini. Emri i tij njihej prej vitesh në Berlin, Londër, Paris e gjetkë. Franklin ishte autor, botues, teoricien politik, politikan, shkencëtar, muzikant, shpikës, satirist, aktivist civil, burrë shteti dhe diplomat.

1905 - Norvegjia u pavarësua nga Suedia.

1912 - Lufta e Parë Ballkanike. Qyteti i Selanikut merret nga trupat greke, duke iu bashkuar Greqisë. Në të njëjtën ditë, trupat serbe pushtojnë Shkupin, ndërsa trupat malazeze rrethojnë Shkodrën. Garnizoni osman i qytetit komandohej nga Hasan Riza Beu me 14 mijë trupa, i përforcuar tashmë nga një divizion rezervë prej 10 mijë ushtarësh, i ardhur nga Elbasani, nën komandën e Esad Pashë Toptanit.

1947 - Lind Hillari Klinton, politikane amerikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat