Çfarë ka ndodhur më 1 nëntor? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 1 nëntor?

Dokumentare

E enjte, 14 dhjetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 1 nëntor?

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 07:28
Kapela

1492 – Eksploruesi italian Kristofor Kolombi shkruan në ditarin e anijes: “Vendi ku kam zbarkuar nuk duket se është Japonia; me siguri duhet të jetë Kina”; Kolombi sapo kishte zbuluar Kubën.

1512 – Në Romë, tregohet për herë të parë për publikun tavani i Kapelës Sistine, mbushur me piktura të realizuara nga Mikelanxhelo Buonarroti. Tavani përmban disa mijëra piktura, më e famshmja prej të cilave është “Krijimi i Adamit”, që tregon momentin kur Perëndia zgjatet për t’i dhënë Njeriut të parë “dorën e fundit” (disa thonë, intelektin).

Kjo është një nga kryeveprat e artit të Rilindjes italiane, që Mikelanxhelo e krijoi pikërisht kur krenohej se ishte vetëm skulptor, ndërsa punën e piktorit e bënte me urdhër të Papës. “Nuk jam për këtë punë – nuk jam piktor”, shkruante ai i dëshpëruar më 1510, dy vjet pasi kishte përfunduar më shumë se gjysmat e pikturave në tavanin e Kapelës Sistine – Votimi për zgjedhjen e Papës zhvillohet në këtë Kapelë afër Vatikanit – Quhet “Sistine” (sheshuar) nga shprehja Sixtus, latinizim i greqishtes “gialismerno” (lëmuar. me mure të lyera, të suvatuara ose ‘patinuara’) – Kapella u ndërtua në vitet 1470, kur në krye të Kishës Katolike romane ishte Papa Sixtus IV.

604 – Tragjedia Othello nga William Shekspir shfaqet për herë të parë në pallatin Whitehall në Londër. Në vitin 1915, Fan Stilian Noli vendosi ta shqipërojë këtë tragjedi.

1790 – Edmund Burke publikon Refleksione mbi Revolucionin në Francë, në të cilën ai parashikon se Revolucioni francez do të përfundojë në katastrofë.

1897 – Ndërtesa e Bibliotekës se Kongresit hap për herë të parë dyert e saj për publikun. Deri atehere Biblioteka zinte vend në sallën e leximit te Kongresit në Kapitol dhe ishte vetëm për përdorim të brendshëm.

1928 – Në Turqi, hyn në fuqi Ligji për miratimin dhe zbatimin e alfabetit turk me gërma latine, duke zëvendësuar shkronjat arabe.

1937 – Stalinistët ekzekutojnë priftin Paul Hamberg dhe shtatë anëtarëve të komunitetit Lutheran të Azerbajxhanit.

1956 – Gjatë Revolucionit hungarez kundër regjimit komunist, kryeministri kryengritës Imre Nagi e shpalli Hungarinë vend neutral dhe bëri thirrje për mbështetje nga Kombet e Bashkuara – Thirrja mbeti pa përgjigje; OKB-ja gjithashtu qëndroi asnjanëse. Pas një javë, Revolucioni u shtyp dhe Nagi u ekzekutua me varje për tradhti.

1960 – Ndërsa në fushate për President të Shteteve të Bashkuara, John F. Kennedy shpreh idenë për krijimin e një Korpus amerikan të Paqes. Dhe e mbajti premtimin; Më 1 mars 1961, presidenti Kenedi lëshoi dekretin për krijimin e Korpusit të Paqes – një program vullnetar i drejtuar nga qeveria amerikane. Qëllimet kryesore të Korpusit të Paqes janë; për ofrimin e asistencës teknike; për të ndihmuar të huajt që të kuptojnë kulturën amerikane; dhe për të ndihmuar amerikanët për të kuptuar kulturat e vendeve të tjera. Puna e vullnetarëve të Korpusit amerikan të Paqes përqendrohet përgjithësisht në zhvillimin social dhe ekonomik.

1993 – Traktati i Mastrihtit hyn zyrtarisht në fuqi dhe Bashkimit Evropian behet realitet si entitet me 12 vende anëtare.

2009 – Ish-presidenti amerikan Bill Klinton mbërrin në Kosovë, ku pritet si hero; 10 vjet më parë ai kishte lejuar bombardimin e makinerisë ushtarake serbe të Millosheviçit, duke ndalur eksodin shqiptar dhe duke e futur Kosovën në rrugën e pavarësisë. Gjatë kësaj vizite historike, një shtatore e Klintonit u zbulua në kryeqytet dhe një bulevardi iu dha emri Bill Klinton.

2012 – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, mbërrin në Tiranë për të marrë pjesë në kremtimet e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Me një fjalim në Kuvend, sekretarja Klinton theksoi nevojën (100-vjeçare) të bashkëpunimit mes politikanëve shqiptarë – ishte viti kur Shqipëria humbi shansin për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test