Histori, çfarë ka ndodhur më 7 nëntor? - Bota Sot
Histori, çfarë ka ndodhur më 7 nëntor?

Dokumentare

E martë, 12 dhjetor 2017

Histori, çfarë ka ndodhur më 7 nëntor?

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 07:59
London Gazette

1665 - Fillon të botohet gazeta më e vjetër e njohur, “London Gazette”, në Londër, Angli.

1893 - Gratë në Kolorado, Shtetet e Bashkuara të Amerikës fitojnë të drejtën e votës.

1916 - Jeannette Rankin bëhet gruaja e parë e zgjedhur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Ajo përfaqësoi shtetin Montana dhe u zgjodh përsëri në vitin 1940.

1924 - Në Shahoving (Tomasheva e sotme) në Mal të Zi, malazezët shkaktuan gjenocid ndaj popullsisë shqiptaro-boshnjake.

1933 - Fiorello H. LaGuardia u bë kryetari i 99 në Nju-Jork.

1945 - Afrika e Jugut pranohet në OKB.

1945 - Meksika pranohet në OKB.

1989 - David Dinkins është zezaku i parë që u zgjodh kryetar në Nju-Jork.

1990 - Mary Robinson është gruaja e parë që zgjidhet presidente e Republikës së Irlands.

1991 - Magic Johnos shpall se është i infektuar nga virusi HIV, që largohet nga NBA.

1996 - NASA lancon “Mars Global Surveyor”.

2000 - Hillari Klinton zgjidhet në senatin amerikan duke u bërë ish-Zonja e Parë që zgjidhet në detyrë publike në SHBA.

2008 - Republika e Kroacisë hap ambasadën në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test