18 nëntori në histori - Bota Sot
18 nëntori në histori

Dokumentare

E premte, 15 dhjetor 2017

18 nëntori në histori

Më: 18 nëntor 2016 Në ora: 07:54
Roma

326 - Në Romë, përurohet bazilika e vjetër e Shën Pjetrit e ngritur (në sheshin ku dikur ndodhej cirku i Neronit) në periudhën e perandorit Konstandin i madh. Emri "Bazilikë e vjetër", filloi të përdorej për ta dalluar atë nga bazilika e tanishme, ndërtimi i së cilës filloi (mbi të vjetrën) më 1506 dhe përfundoi më 18 nëntor 1626.

1307 - Sipas legjendës, William Teli e gjuan mollën mbi kokën e birit të tij.

1493 - Christopher Columbus për herë të parë arrin në tokën e quajtur tani Puerto Riko.

1647 - Lindi filozofi francez Pierre Bayle - i njohur si shkrimtar dhe autor i fjalorit historik dhe kritik enciklopedik, publikuar në fillim të vitit 1695. Bayle ishte protestant i vetëshpallur dhe mbrojtës i një ndarjeje midis sferave të besimit dhe arsyes, mbi bazën se të qenit e Perëndisë është e pakonceptueshme për njeriun.

1926 - Shkrimtari George Bernard Shaw refuzon të pranojë paratë për Çmimin “Nobel” që kishte fituar, duke thënë: "Unë mund ta fal Alfred Nobelin për shpikjen e dinamitit, por vetëm një djalli në formë njeriu mund t'i kishte shkuar në mendje për të shpikur Çmimin “Nobel””.

1928 - U paraqit filmi i shkurtër i animuar “Steamboat Willie”. Filmi i parë i animuar me zë nën udhëheqje të kompanive “Walt Disney” dhe “Ub Iwerks”. Në këtë film paraqiten personazhet e njohura Mickey dhe Minnie Mouse. Kjo datë gjithashtu llogaritet nga korporata “Disney” si ditëlindja e Mickey Mouse-t.

1940 - Lufta e Dytë Botërore : Udhëheqësi gjerman Adolf Hitleri dhe ministri i Jashtëm italian Galeaco Ciano takohen për të diskutuar rreth dështimit katastrofik të Benito Musolinit në përpjekjen për të pushtuar Greqinë (ngjarje e njohur si lufta italo - greke, për pikënisje të së cilës Musolini zgjodhi territorin e Shqipërisë që e kishte pushtuar më 7 prill 1939)

1961 - Presidenti amerikan John F. Kennedy dërgon 18 mijë këshilltarë ushtarakë në Vietnamin e jugut.

1978 - Në Jonestown të Guyanës, udhëheqësi i Kultit të Tempullit, Jim Jones organizon një vetëvrasje masive që mori jetën e 918 pasuesve mes të cilëve 270 fëmijë.

1982 - Boksieri 21-vjeçar Duk Koo Kim vdes papritur nga lëndimet në kokë gjatë raundit të 14, në takimin me boksierin amerikan Ray Mancini në Las Vegas, duke qenë shkak i reformave në sportin e boksit.

1988 - Lufta kundër Drogës: Presidenti amerikan Ronald Reagan nënshkruan ligjin që lejon dënimin me vdekje për trafikantët e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test