Çfarë ka ndodhur më 20 nëntor? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 20 nëntor?

Dokumentare

E martë, 12 dhjetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 20 nëntor?

Më: 20 nëntor 2016 Në ora: 08:31
Ndre Mjeda

284 – Diokleciani bëhet perandor romak. Ai vjen në këtë post ndërsa perandoria sapo kishte dalë nga një periudhë anarkie. Gjatë kohë në detyrë, Diokleciani restauroi efikasitetin e qeverisë, riorganizoi makinerinë fiskale dhe hodhi bazat e perandorisë romake lindore ose bizantine. Ai u dallua edhe si përndjekës i të krishterëve, pasi besonte se Jupiteri ishte i vetmi Zot. Si zv/perandor, ai kishte zgjedhur Konstandinin, i cili u bë perandor pas vdekjes së Dioklecianit. Ashtu si Konstandini, edhe Diokleciani rridhte nga një familje nga Iliria e pushtuar romake, në Salona të Dalmacicë dhe emri i tij i lindjes ishte Diokles.

1866 – Ne Shkodër – lind Ndre Mjeda; studion teologji; punon mësues; shërben famullitar në fshatra të ndryshme, periudhë kur lidhet me lëvizjen patriotike.

Poema e tij me e njohur është “Vaji i bylbylit”, e cila përshkohet nga thirrja për liri. Më 1901, themelon shoqërinë “Agimi”; krijoi një alfabet dhe botoi një varg librash për shkollat mbi bazën e këtij alfabeti. Për veprimtarinë e tij patriotike autoritetet osmane e arrestojnë. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes; më 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda merr pjesë në jetën politike dhe u zgjidhet deputet. Pas kthimit te Zogut, tërhiqet nga jeta politike dhe punoi si prift në Kukël. Vitet e fundit ishte mësues i gjuhës shqipe në Shkodër dhe ndërroi jetë në këtë qytet më 1 gusht 1937.

1940 – Lufta e Dytë Botërore: Hungaria bëhet nënshkruese e Paktit Trepalësh, duke iu bashkuar zyrtarisht fuqive të Boshtit Berlin – Romë. Nga kjo lidhje, Hungaria përfitoi territore nga Çekosllovakia e Rumania. Edhe pse fillimisht Budapesti kishte shpresuar për të shmangur përfshirjen e drejtpërdrejtë në luftë, në vitin 1941, forcat hungareze morën pjesë në pushtimin nazist të Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik.

1945 – Gjyqet e Nurembergut: Gjykimet kundër 24 kriminelëve nazistë të luftës fillojnë në Pallatin e Drejtësisë në Nuremberg.

1962 – Kriza kubane e raketave merr fund: Në përgjigje të Bashkimit Sovjetik për të hequr raketat nga Kuba, presidenti amerikan John F. Kennedy i jep fund karantinës së vendosur ndaj Kubës.

1977 – Presidenti egjiptian Anvar Sadat bëhet udhëheqësi i parë arab që viziton zyrtarisht Izraelin, ku takohet me kryeministrin izraelit Menahem Begin dhe flet para Knessetit në Jeruzalem, duke kërkuar një marrëveshje për paqe të përhershme.

1989 – Revolucioni Kadife: numri i protestuesve të mbledhur në Pragë rritet nga 200-mijë një ditë më parë në rreth gjysmë milion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test