25 nëntori në histori

Dokumentare

25 nëntori në histori

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 07:41
John F. Kennedy

1850 - Në Silezi të Polonisë së sotme, lindi Gustav Meyer, gjuhëtar gjerman, pioner i etimologjisë shqipe; studioi filologji; udhëtoi gjerësisht nëpër Ballkan; dha mësim në universitete të ndryshme, Pragë, Leipzig, Graz. Fusha të ekspertizës së tij ishin greqishtja e lashtë the shqipja. Meyer ishte i interesuar edhe për folklorin. Por puna më e rëndësishme është Fjalori Etimologjik i Gjuhës Shqipes (1891). Në këtë fjalor, i pari i këtij lloji, Gustav Meyer analizon prejardhjen e 5140 fjalëve shqipe the gjen se vetëm 400 prej tyre lidheshin drejtpërdrejt me indoevropianishten.

1918 - Vojvodina, dikur territor i perandorisë austro-hungareze, shpall shkëputjen nga Austro-Hungaria për t'u bashkuar me Mbretërinë e Serbisë.

1936 - Në Berlin, Gjermania dhe Japonia nënshkruajnë Paktin e Anti-Kominternit, duke rënë dakord që të konsultohen për të mbrojtur interesat e tyre të përbashkëta, në rastin e një sulmi të paprovokuar nga ana e Bashkimi Sovjetik. Ky pakt u përtëri të njëjtën ditë 5 vjet më vonë, ku u përfshinë edhe vende të tjera.

1954 - Vdiq Fabian Barcata, shumë pak njerëz e njohin dhe kanë lexuar rrëfimet e tij. Barcata ishte prift françeskan nga qyteti malor Trentino në Italinë veriore. Lindur më 1868, Barcata shërbeu për rreth 15 vjet si misionar në Shqipëri, zonën e Mirditës. Gjatë punës si famulltar, Barcata shkroi rreth përvojës në fshtatrat e malësisë së Mirditës, la përshtypjet për varfërinë e skajshme, besën, gjakmarrjen, bestytënitë, madje shkroi edhe një roman me titullin “Lule”, (1924) në gjermanisht. Barcata la gjithashtu disa dorëshkrime me titull "Ditari im shqiptar", përmbledhur dhe botuar kohët e fundit nga studiuesi Ndue Dedaj, disa fragmente nga “Ditar i Bracatës”.

1960 - Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu largohen me ngut nga Moska, rreth një javë para se konferenca e 81 partive komuniste të përfundonte punimet, siç duket nga mungesa e sigurisë për jetën, pas guximit në ballafaqim më Khrushovin, por edhe për të qenë në Shqipëri për festat e 28 - 29 nëntorit.

1963 - Presidenti John F. Kennedy përcillet për në banesën e fundit, në varrezat kombëtare në Arlington, Virxhinia

1999 - Shpallet Dita Botërore për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave për të përkujtuar vrasjen e tre motrave Mirabal për qëndresën e tyre kundër diktaturës së Rafael Trujillos në Republikën Domenikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat