1 dhjetori në histori

Dokumentare

1 dhjetori në histori

Më: 1 dhjetor 2016 Në ora: 07:36
Anna Komnena

1083 - Lindi Anna Komnena, historiane bizantine, bija e perandorit Aleks Comnenus dhe e Irena Dukas. Ana komplotoi që i vëllai të mos e merrte fronin; por u zbulua dhe së bashku me të ëmën mbyllen në manastir, ku Anna kaloi jetën e saj dhe shkroi historinë prej 8 vëllimesh e njohur si Aleksiada; përshkrim i kryqëzatës së parë nga këndvështrimi bizantin.

1622 - Vdiq Pjetër Budi, shkrimtar i letërsisë së hershme shqipe, autor librash fetarë në shqip. Lindi në Mat më 1566; u largua nga vendi i pashkollë; arsimin fetar e mori në kolegjin Illyricum në jug të Ankonës në Itali, pastaj shërbeu si prift në rajone të ndryshme të Ballkanit; Bosnie, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri. Libri i tij më i njohur fetar është “Doktrina e Krishterë”. Budi është poeti i parë i mirëfilltë i letërsisë shqipe; ai shkroi rreth 3 mijë e 500 vargje me karakter moral e fetar.

1640 - Portugalia pavarësohet nga Spanja dhe Joao IV i Portugalisë bëhet mbret.

1822 -  Dom Pedro kurorëzohet perandor i Brazilit.

1913 - “Ford Motor Co” filloi të përdorë shiritat lëvizës që do ta fusin botën në epokën e prodhimeve masive.

1952 - “New York Daily News” raporton lajmin mbi Christine Jorgensen, i cili ndërmori operacionin e parë të ndërrimit të gjinisë. Ngjarja ka ndodhur në Danimarkë.

1991 - Votuesit e Ukrainës në referendumin e mbajtur miratuan ndarjen e Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik.

2001 - “Trans World Airlines” realizon fluturimin e fundit, para blerjes nga “Amarican Airlines”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat