Çfarë ka ndodhur më 4 dhjetor? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 4 dhjetor?

Dokumentare

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 4 dhjetor?

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 07:44
Kolonistët nga krahina Berkeley e Anglisë zbarkojnë në Virxhinia

1619 – 38 kolonistë nga krahina Berkeley e Anglisë zbarkojnë në Virxhinia dhe falenderojnë Zotin (falenderimet e para nga të ardhurit në Amerikë).

1674 – Ati Jacques Marquette themelon një mision në brigjet e liqenit Michigan për të shërbyer në territorin Illiniwek (misioni më vonë do të rritej, zona rreth tij u popullua për t’u bërë qyteti Çikago, Illinois).

1881 – Botohet numri i parë i gazetës Los Angeles Times. Në vitin 2008, Los Angeles Times ishte gazeta e parë më e madhe metropolitane në qarkullim në Shtetet e Bashkuara dhe gazeta e katërt më e përhapur në vend.

1912 – Qeveria e parë shqiptare fillon nga puna nën kryesinë e Ismail Qemalit.Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit Po më 4 dhjetor, Vlora u godit me artileri nga flota greke që kishte bllokuar portin. Trupat greke gjithashtu pushtuan ishullin e Sazanit, duke kontrolluar hyrjen në portin e Vlorës dhe këputën kabllon e komunikimit Shqipëri – Itali, e vetmja lidhje e vendit me botën e jashtme. Grekët gjithashu tentuan të merrni Sarandën.

1918 – Presidenti amerikan Woodrow Wilson niset për në bisedimet e paqes në Versajës, pas luftës së parë botërore, duke u bërë presidenti i parë amerikan që udhëtonte në Evropë, gjatë kohës në detyrë. Shumë shpejt, Wilson u vu në krye negociatave dhe shpalli 14 idetë ose pikat e tij për të shmangur një konflikt tjetër të tmerrshëm siç ishte Lufta e Parë Botërore. Në vitin 1919, Wilson shkoi në Paris për themelimin e Lidhjes së Kombeve dhe paraqitjen e Traktatit të Versajës, me vëmendje të veçantë në krijimin e vendeve të reja nga perandoria e shpërbërë osmane.

1922 – Vendosen marrëdhëniet diplomatike SHBA – Shqipëri; i dërguari i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë Ulysses Grant – Smith paraqet letrat kredenciale pranë qeverisë shqiptare në Tiranë. Ky ishte një proces i filluar me 25 Korrik 1922, kur Sekretari amerikan i Shtetit Charles Evans Hughes informoi me shkrim Komisionerin amerikan në Shqipëri, Maxwell Blake, se mund të njoftonte Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë për njohjen de jure të Shqipërisë nga Shtetet e Bashkuara. Marrëdhëniet diplomatike vazhduan për mbi 15 vjet, deri më 5 qershor, 1939 kur ministri shqiptar i Punëve të Jashtme njoftoi ministrin amerikan në Shqipëri se Italia kishte marrë kontrollin e punëve të Jashtme të Shqipërisë. Legata amerikane në Tiranë u mbyll zyrtarisht më 16 shtator 1939. Pas luftës, një mision amerikan u dërgua jo-zyrtarisht në Shqipëri në vitin 1945 për të studiuar mundësinë e rivendosjes se marrëdhënieve, por mosmarrëveshjet me qeverinë komuniste bënë që Shtetet e Bashkuara ta tërhiqnin misionin në nëntor 1946. Pas kësaj, Shqipëria nën diktatorin Enver Hoxha u bë një nga vendet më të izoluara në botë. Pas vdekjes së Hoxhës dhe reformat e mëvonshme politike dhe shoqërore, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rifilluan marrëdhëniet diplomatike më 15 mars, 1991, kur ministri i Jashtëm shqiptar Muhamet Kapllani dhe ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Raymond Seitz nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në Uashington. Në prill të vitit 2008, Shqipëria mori ftesë për t’u bashkuar me NATO-n dhe më 2009 u bë anëtare e plotë e aleancës.

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Në Jugosllavi , udhëheqësi i rezistencës Marshalli Josip Broz Tito shpall një qeveri të përkohshme demokratike jugosllave në mërgim.

1945 – Me një votim 65-7, Senati i SHBA miraton pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara ( OKB-ja ishte themeluar mëse një muaj më parë, 24 tetor 1945).

1954 – Në Miami të shtetit Florida hapet restoranti i parë Burger King (BK). Në fund të vitit financiar 2013, Burger King njoftoi se kishte mbi 13 mijë restorante BK në 79 vende të botës, prej tyre: 66 për qind, në Shtetet e Bashkuara dhe 99 për qind, në pronësi private.

1971 - Kazinoja Montreux në Zvicër merr flakë si pasojë e një të shtëne me armë fishekzjarri gjatë një koncerti të Frank Zappas; incidenti do të bëhej tema e këngës “Smoke on the water”, e grupit britanik Deep Purple, e 12-ta mes 100 melodive më të mira të interpretuara ndonjëherë me kitarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test