Çfarë ka ndodhur më 7 dhjetor? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 7 dhjetor?

Dokumentare

E martë, 12 dhjetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 7 dhjetor?

Më: 7 dhjetor 2016 Në ora: 07:38
Marcus Tullius Cicero

43 pes - Marcus Tullius Cicero - konsull romak, filozof, politikan, jurist, orator, teoricien, konstitucionalist - ekzekutohet si armik i Romës, kur kishte filluar të besonte se karriera politike ishte arritja e tij më e rëndësishme; sepse veç orator i përkryer, ai ishte edhe një prej politikanëve më të mirë të Romës.

1761 - Në Strasburg, Francë, lindi Marie Grosholtz. Martesa me Fransua Tussaud më 1795 i dha asaj një emër të ri: Madame Tussaud, e cila themeloi në Londër një muze me statuja prej dylli të njerëzve të njohur; të gjallë e të vdekur, të mirë e të këqij. Sot muzeu ka degë në disa qytete kryesore te botes, dhe pavione me shtatore njerëzish prej dylli. Figura e parë prej dylli që Madame Tussaud krijoi ishte ajo e Volterit në vitin 1777; ndër njerëz të tjerë të famshëm që ajo modeloi në atë kohë në dyllë përfshihen edhe Zhan Zhak Ruso dhe Benjamin Franklin.

1783 - Në moshën 24-vjeçare, William Pitt bëhet kryeministri më i ri në moshë në Britani. Ai kujtohet për politikat e tij kundër korrupsionit, reformat fiskale, shtimin e kompetencave për Dhomën e Komunave dhe bashkimin me Irlandën.

1917 - Shtetet e Bashkuara hyjnë aktualisht në Luftën e Parë Botërore, duke i shpallur luftë perandorisë austro - hungareze. Zyrtarisht, Shtetet e Bashkuara ishin bashkuar me këtë luftë që më 6 prill 1917. Para kësaj, SHBA kishte mbetur neutral, edhe pse ishte furnizues i rëndësishëm i Britanisë dhe fuqive të tjera aleate me materiale ushtarake. Gjatë luftës, SHBA mobilizoi mbi 4 milionë personel ushtarak dhe pësoi 110 mijë të vdekur, prej tyre 43 mijë për shkak të epidemisë së gripit në front në Evropë.

1928 - Në Filadlelfia, lindi Noam Chomsky, gjuhëtar, filozof, shkencëtar, logjician, komentator politik dhe aktivist. Ndonjëherë i cilësuar si ati i gjuhësisë moderne, Chomsky është gjithashtu figurë e rëndësishme e filozofisë analitike.

1941 - Ndodh një sulm i papritur ushtarak ajror nga marina perandorake japoneze marinës kundër bazës detare të Shteteve të Bashkuara në Pearl Harbor, Hawai. Sulmi çoi në hyrjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore që kishte filluar më 1939. Gjatë 2 viteve të para të konfliktit global, Shtetet e Bashkuara kishin mbajtur neutralitetin formal, ndërsa furnizonin Britaninë, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën me materiale të luftës përmes ligjit të hua-qirasë nënshkrua më 11 mars 1941. Gjatë luftës mbi 16 milionë amerikanë shërbyen në ushtri, 290 mijë u vranë në veprim, 670 mijë u plagosën, 130.201 u zunë robër, prej të cilëve 116.129 u kthyen në shtëpi pas luftës.

1972 - Astronautët Juxhin Kerman, Harrison Shmid dhe Ronald Evans ishin të fundit që udhëtuan në Hënë me misionin Apollo 17. Kerman dhe Shmid zbritën në një luginë thuajse në veri të vendit ku ishte ulur Apollo 11. Ata qëndruan në sipërfaqen e Hënës 72 orë dhe më shumë se 24 orë i kaluan duke punuar jashtë sondës me të cilën kishin zbritur. Këta astronautë kryen 3 udhëtime me Roverin hënor duke bërë fotografi e mbledhur gurë. Ata gjithashtu lanë atje edhe shumë pajisje shkencore që do të vazhdonin të dërgonin në Tokë informata të ndryshme rreth Hënës. Kerman dhe Shmid u nisën nga Hëna më 14 dhjetor dhe para se të largoheshin lanë atje një pllakë metalike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test