Çfarë ka ndodhur më 9 dhjetor? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 9 dhjetor?

Dokumentare

E martë, 12 dhjetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 9 dhjetor?

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 07:50
Aktivistja Marguerite Durand

536 - Nën urdhrat e perandorit Justinian për të rimarrë Italinë, gjenerali bizantin Belisarius hyn në Romë pa hasur kundërshtim; trupat gote ikin nga kryeqyteti. Flavius Belisarius (565) ishte i rëndësishëm në projektin ambicioz të Justinianit për ripushtimin e territorit të Mesdheut që Perandoria Romake e kishte humbur më pak se një shekull më parë. Belisarius, ashtu si Justiniani, rridhte nga familje ilire. 1425 – Papa Martin V themelon Universitetin Katolik në Leuven të Holandës – universiteti katolik më i vjetër në botë, në ekzistencë.

1775 - Lufta Revolucionare Amerikane: Trupat britanike humbin betejën e Urës së Madhe, dhe pas kësaj tërhiqen nga Virginia, që kishte qenë kolonia e pare britanike në Amerikë.

1897 - Aktivistja Marguerite Durand themelon gazetën feministe “La Fronde”, në Paris. Një vit më parë ajo ishte dërguar nga gazeta “Le Figaro”, gazetë kryesore e përditshme, për të shkruar një artikull me humor nga kongresi ndërkombëtar i grave.

1946 - Në Nuremberg, fillon gjykim i mjekëve nazistë nën akuzat se ishin përfshirë në eksperimente me njerëz dhe në vrasje masive nën maskën e eutanazisë.

1950 - Lufta e Ftohtë: Amerikani Harry Gold dënohet me 30 vjet burg për ndihmën në dhënien e informacionit mbi Projektin Manhattan, Bashkimit Sovjetik. Dëshmia e tij çoi në kapjen e Julius dhe Ethel Rosenberg, të cilët u dënuan me vdekje.

1953 - Ethet e kuqe: Firma amerikane General Electric njofton se të gjithë punonjësit komunistë do të pushohen nga puna.

1965 - Incident me disk fluturues në Kecksburg: Dëshmitarët dhe media raportojnë se një rreth i zjarrtë i parë në qiell nga Michigani në Pennsylvani u përplas në pyll pranë qytetit Pittsburgh. Në dhjetor 2005, pak para 40-vjetorit të ngjarjes, NASA shpalli se kishte shqyrtuar fragmentet metalike të këtij disku dhe doli se objekti ishte një satelitit rus që kishte ri-hyrë në atmosferën e tokës, por shtoi se për fat të keq, dokumentet mbështetëse të këtyre përfundimeve kishin humbur.

2008 - Guvernatori i shtetit Illinois, Rod Blagojeviç, arrestohet nga FBI-ja për krime korruptive, përfshi përpjekjen për të shitur vendin e senatit të SHBA-së, që kishte mbetur bosh nga zgjedhja e senatorit Barack Obama në postin e presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test