25 dhjetori në histori

Dokumentare

25 dhjetori në histori

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 07:52
Ilustrim

25 dhjetori është dita e 359 e kalendarit gregorian (dita e 360 në vitin e brishtë). Kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 6 ditë.

1 - Shënohet Krishtlindja e parë, sipas kalendar-krijuesit Dionis Exiguus ose Dionis Gungaçi, për shkak të natyrës së tij të përulur. Dionisi (470 – 544) ishte murg i krishterë nga rajoni që sot quhet Dobruja, midis Rumanisë dhe Bullgarisë. Ai është i njohur si “shpikësi” i dy epokave BC – AD. Krishtlindjet festohen për herë të parë në vitin 336, siç thuhet në një libër shkruar nga Filocalus në shekullin IV.

1741 - Astronomi suedez Anders Celsius krijon shkallën Centigradë sipas së cilës pika i ngrirjes së ujit caktohet 0 gradë dhe pika valuese 100 gradë (Celsius).

1868 - Presidenti amerikan Andrew Johnson shpall falje të pakushtëzuar për të gjithë ata që kishin marrë pjesë në Luftën Civile në radhët e forcave kundër Unionit.

1922 - Lenini dikton testamentin e tij politik, ku propozon ndryshime në strukturën e organeve të qeverisjes sovjetike. Duke e ndjerë se mund të vdiste së shpejti, ai gjithashtu komentoi mbi anëtarët kryesorë të udhëheqjes së Bashkimit Sovjetik për të siguruar të ardhmen e sistemit. Lenini sugjeroi që Josif Stalin të largohej nga detyra e tij si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Por në atë kohë Stalini e kishte konsoliduar pozitën e tij si udhëheqës i padiskutueshëm dhe në fund të viteve 1920, të gjitha referencat mbi testamentin e Leninit konsideroheshin si agjitacion anti-sovjetik dhe të dënueshme.

1977 - Në Zvicër, vdiq Charles Spencer Chaplin, aktor komik britanik, regjisor, skenarist, kompozitor, i cili u rrit në famë gjatë epokës së filmit pa zë. Ai ishte nga figurat më të rëndësishme të industrisë së filmit. Karriera e tij u shtri në më shumë se 75 vjet, duke filluar nga fëmijëria në varfëri e deri një vit para vdekjes, në moshën 88 vjeçare. Çaplini ishte një figurë sa e adhurueshme aq edhe e debatueshme.

1979 - Trupat sovjetike hyjnë në Afganistan, për të mbështetur qeverinë e Babrak Karmalit. Në luftën që zgjati 10 vjet, Bashkimi Sovjetik humbi rreth 27 mijë ushtarë.

1991 - Mikhail Gorbachev jep dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm i Bashkimit Sovjetik; të nesërmen BRSS shpërbëhet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat