Çfarë ka ndodhur më 28 dhjetor? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 28 dhjetor?

Dokumentare

E mërkurë, 13 dhjetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 28 dhjetor?

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 07:30
Manastiri Westminster, i njohur si Westminster Abbey

1065 - Në Londër, shenjtërohet Manastiri Westminster, i njohur si Westminster Abbey. Sipas gojëdhënës, më shumë se 1 mijë vjet më parë, një peshkatar në lumin Thames pa vizionin e Shën Pjetrit në breg. Manastiri u ngrit pikërisht në vendin ku u shfaq Shën Pjetri; kjo është arsyeja përse peshkatarët e kanë bërë zakon që t’i dhurojnë peshq salmon çdo vit këtij manastiri.

1612 - Galileo Galilei bëhet astronomi i parë që vëzhgon planetin Neptun, ndonëse ai gabimisht e quajti atë një yll të palëvizshëm. Për këtë arsye, Galilo nuk njihet si zbuluesi i Neptunit, megjithëse disa shkencëtarë thonë se në shënimet e tij, astronomi italian thotë se ylli dukej sikur lëvizte, siç është veçoria e planetëve.

1832 - John C. Calhoun bëhet i pari nënpresident i Shteteve të Bashkuara që jep dorëheqjen. Ai ishte në konflikt me presidentin Andrew Jackson rreth të drejtës së shteteve për t’u shkëputur nga Unioni. Kalhoun argumentonte se një shtet kishte të drejtë për t’u shkëputur, nëse i rrezikohej liria dhe sovraniteti. Presidenti Jackson mbronte idenë federaliste se asnjë shtet nuk kishte të drejtë të shfuqizonte ligjin federal.

1836 - Spanja njeh pavarësinë e Meksikës. Ky territor kishte rënë në duart e Spanjës në gusht të vitit 1521, kur Hernan Kortes dhe ushtria e tij përmbysi perandorinë Azteke. Nën urdhrat e mbretit spanjoll, Charles V, Kortes themeloi një kryeqytet (Mexico) – në vendbanimin e fisit Tenochtitlan.

1846 - SHBA: Iowa pranohet si shtetin e 29 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Iowa është i vetmi shtet amerikan kufijtë e të cilit janë formuar plotësisht nga lumenj. Iowa kufizohet nga shtetet Wisconsin dhe Illinois në lindje, Missouri në jug, Nebraska dhe Dakota e Jugut në perëndim, dhe Minesota në veri. Iowa quhet ndonjëherë “zemra amerikane”.

1914 - Franca dhe Rusia protestojnë pranë Italisë, pasi trupat e saj kishin pushtuar Vlorën dhe flota italiane kontrollonte portin. Italia u justifikua se ushtria kishte hyrë në Vlorë me kërkesën e Esad Pashë Toptanit, ndërsa Shqipëria po përfshihej nga anarkia. Historianët thonë se Italia kishte vepruar për t’i treguar Austrisë se nëse Viena nuk ndalte sulmin ndaj Serbisë, Roma si kundër-përgjigje do të vazhdonte përparimin në territorin shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test