Histori, çfarë ka ndodhur më 18 janar?

Dokumentare

Histori, çfarë ka ndodhur më 18 janar?

Më: 18 janar 2017 Në ora: 07:30
Foto arkiv

350 - Generallus Magnentius vret perandorin romak bizantin, Konstans (më i riu mes 4 djemve të Kostandinit të madh) dhe shpall veten perandor; rebelimi u shkaktua nga zemërimi mbi preferencat e Konstansit për të mbajtur truproje ilire. Kur dëgjoi për vrasjen, vëllai i Konstansit, Kostandini ndërpret fushatën e tij ne Siri, kthehet në Kostandinopojë dhe përmbys Magnentius nga froni më 353. Pas humbjes, Magnetius kryen vetëvrasje, sipas nderit ushtarak, duke rënë mbi shpatën e tij.

1535 - Eksploruesi (conquestador) spanjoll Francisco Pizarro themelon Limën, kryeqyteti i Perusë. Në tetor 2013, gjatë një ceremonie në Toronto të Kanadasë, Lima u zgjodh si qyteti mikpritës i lojërave Pan-Amerikane të viti 2019, duke lënë pas disa qytete të mëdha finaliste.

1562 - Papa Pius IV rihap Këshillin e Trentit për sesionin e tretë dhe të fundit. Këshilli përcaktoi se  çfarë duhet cilësuar herezi protestante, ndërkohë që krishtërimi kishte hyrë në udhën e reformimit.

1689 - Lindi Charles-Louis de Secondat, Baron de La Brède et de Montesquieu, filozof francez (v. 1755 ), mendimtar politik gjatë Epokës së Iluminizmit. I njohur thjesht si Montesquieu, është i famshëm për artikulimin e teorisë së ndarjes së pushteteve, e cila është zbatuar në shumë kushtetuta të gjithë botën. Montesquieu bëri më shumë se çdo autor tjetër për të siguruar vendin e fjalës “despotizëm” në fjalorin politik. Thonë se tij i takon pjesërisht merita për popullarizimin e termave “feudalizëm” dhe “Perandori Bizantine”.

1903 - Presidenti Theodore Roosevelt i dërgon një mesazh radiofonik mbretit Edward të Anglisë; ky është mesazhi i parë ndër-atlantik me radio dërguar nga Shtetet e Bashkuara.

1919 - Themelohet në Londër firma “Bentley Motors Limited”, e njohur për automobilë luksozë sportiv. Firma “Rolls – Royce” e bleu Bentley-n në vitin 1931, por si për ironi, “Bentley Motors” u bë pasardhës i drejtpërdrejtë i “Rolls-Royce Motors”. Të dyja këto firma të njohura britanike u blenë nga “Volkswagen AG” e Gjermanisë, në vitin 1998.

1944 - Forcat sovjetike çlirojnë Leningradin, duke i dhënë fund rrethimit tre-vjeçar nazist, i njohur si “Rrethimi i Leningradit”.

1990 - Washington DC: Kryetari i Bashkisë, Marion Barry arrestohet për zotërim droge gjatë një operacioni bastisjeje nga Byroja Federale e Hetimeve (FBI).

1993 - Dita Martin Luther King, i Riu, vëzhgohet zyrtarisht për herë të parë në të 50 shtetet e SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat