Çfarë ka ndodhur më 25 janar? - Bota Sot
Çfarë ka ndodhur më 25 janar?

Dokumentare

E hënë, 11 dhjetor 2017

Çfarë ka ndodhur më 25 janar?

Më: 25 janar 2017 Në ora: 07:45
Alphonse Gabriel “Al” Capone

1533 – Henry VIII i Anglisë martohet fshehurazi me gruan e dytë, Anne Boleyn. Por Anne nuk do  ishte gruaja e tij e fundit. Përveç gjashtë martesave, Henry VIII është i njohur për rolin në ndarjen e Kishës së Anglisë nga Kisha Katolike Romake. Sipas dëshmive të kohës, Henry fillimisht ishte mbret i mire, karizmatik i urtë, por më vonë u dha pas epshit, u bë i ashpër, egoist dhe paranojak.

1906 – Hapet për trafikun Tuneli i jashtzakonshem hekurudhor midis Italisë dhe Zvicrës. Projekti i Tunelit Simplon, filloi gjatë një konference zvicerane-italiane në korrik 1889, ku u ra dakord, për të ndërtuar një tunel hekurudhr gati 20 kilometra të gjatë perms Alpeve nëpër territorin e të dy shteteve nga Brig, Zvicër në Domodossola, Itali. Rruga e tunelit u përcaktua nga konsideratat ushtarake në mënyrë që kufiri shtetëror midis dy vendeve të ishte në mes të tunelit, për të lejuar secilin vend ta bllokonte ate në rast lufte.

1919 – Krijohet Lidhja e Kombeve, një prej 14 pikave të propozuara nga presidenti amerikan Woodrow Wilson për të parandaluar përsëritjen e një lufte tjetër botërore. Dy fakte: Jo të gjitha 14 pikat e presidentit Wilson u morën parasysh; dhe Lufta Botërore u përsërit 20 vjet më vonë, thuajsje me të njëjtit aktorë kryesorë.

1920 – Vdiq në Paris piktori dhe skulptori Italian Amadeo Modigliani, 35 vjeç. Natën tjetër, modelja dhe e dashura e tij, Jeanne Hebuterne, 9-muajshe shtatëzëne, vret veten duke u hedhur nga kati i pestë. Modigliani është i njohur për portrete në një stil modern që karakterizohet me zgjatjen e fytyrave. Biografët thonë se nëna e tij ishte, në shumë mënyra, ndikuese e fortë në aftësinë e Modiglianit për të ndjekur artin si profesion. Që kur Modigliani ishte 11 vjeç, nëna e tij shkruante në ditarin e saj: “Karakteri i fëmijës është ende i paformuar, nuk di ç’të them. Ai sillet si fëmijë i llastuar, por inteligjenca nuk i mungon. Do presim të shohim se çfarë fshihet brenda tij. Ndoshta një artist?” Filmi Modigliani (2004) tregon rivalitetin e hidhur midis Modiglianit (Andy Garcia) dhe Pablo Pikasos (Omid Djalili), si dhe dashurinë tragjike me Jeanne Hebuterne (Elsa Zylberstein).

1942 – Lufta e Dytë Botërore: Tajlanda i shpall luftë Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë.
 
1945 –
Lufta e Dytë Botërore: Francë – Beteja e Bulges  përfundon me humbjen e gjermanëve; fillimisht, britanikët thanë se kjo ishte fitorja e tyre, por amerikanët protestuan, dhe kryeministri Çurçill detyrohet të pranojë se merita e fitores u përket amerikaneve.

1947 – Në Miami, Florida, vdiq Alphonse Gabriel “Al” Capone – gangster amerikan, si në filma, në fakt filmat me gangsterë kopjuan atë, gjatë periudhës së ndalimit të alkoholit në SHBA mes viteve 1920 – 1931. Lindur në Brooklyn, Nju Jork nga prindër emigrantë italianë nga rrethinat e Napolit, Capone u përfshi në veprime kriminale që në moshë të re. Ai u përjashtua nga shkolla kur ishte 14 vjeç; në të njëzetat, shkon në Çikago për të përfituar nga kontrabanda e pijeve alkoolike. Kjo rrugë e shtyu më thellë në krime. Pavarësisht ketij profesioni, Kapone u bë figurë e dashur publike. Dhurata që ai shpërndante për kisha, shkolla, jetimore e organizata bamirëse, duke përdorur paratë e fituara nga veprimtaritë e paligjshme, bënë që Kapone të shihej nga shumë njerëz si Robin Hud i kohëve moderrne. Por ky emër u cënua në vitin 1929 me Masakrën e Ditës së Shën Valentinit, kur  7 anëtarët të një bande rivale u ekzekutuan; dyshimet ranë mbi Kaponen, edhe pse ai i dënoi publikisht vrasjet. Megjithatë, nuk ishin vrasjet që e çuan atë në burg, por refuzimi për të paguar taksat. Al Kapone thoshte se meqenëse pararatë i kishte fituar në rrugë të paligjshme, atij nuk i takonte të paguante taksa që ishin për të adhurat e siguruara ligjshëm. Por gjykatësi kishte tjetër mendim, dhe në vitin 1931, Kapone u dënua me burgim. Më 1939, ai u lirua me kusht dhe u vendos në pronën e tij në Palm Island, Florida, me disa miliona dollarë që u kishin shpëtuar sekuestrimit, ku jetoi edhe 8 vjet, në vetmi dhe shëndet të rrënuar.

1955 – Bashkimi Sovjetik i jep fund gjendjes së luftës me Gjermaninë.

1961 – Për herë të pare: Në Uashington, DC John F. Kennedy mban konferencën e drejtpërdrejtë presidenciale për shtyp në television.

1980 – Nënë Tereza nderohet me çmimin më të lartë civil të Indisë, Bharat Ratna; Jetën e saj, kjo humaniste shqiptare ia kishte përkushtuar më të varëfërve, dhe çmimi indian ishte mirënjohje për bamirësinë e saj.

1993 – Pesë njerëz qëllohen jashtë selisë së CIA-s në Langley, Virginia. Dy të vrarë, tre të plagosur. Personi që hapi zjarr (Mir Qazi, Kasi apo Kansi) mundi të ikte në Pakistan. Ai u kap nga agjentët e FBI-së, të cilët e sollën në SHBA, ku u gjykua, u gjet fajtor, u denua dhe u ekzutua me injeksion më 2002.

1998 – Gjatë një vizite historike në Kubë, Papa Gjon Pali II kërkon reforma politike dhe lirimin e të burgosurve politikë, ndërsa dënon përpjekjet e SHBA-së për ta izoluar këtë Ishull.

2003 – Pushtimi i Irakut : Një grup veprimtarësh të paqes nisen nga Londra, Angli, për në Bagdad, Irak, për të shërbyer si mburojë njerëzore, me qëllim për të parandaluar trupat e koalicionit perëndimor nga bombardimet e ndërtesave strategjike në kryeqytetin irakian .

2006 – MundësI profesionist meksikan Juan Barraza arrestohet në lidhje me vrasjen e  të paktën 10 grave të moshuara.

2011 – Vala e parë e revolucionit egjiptian fillon me demonstrata, marshime, tubime, akte të mosbindjes civile, trazira, greva, dhe përleshje të dhunshme në Kajro, Aleksandri, dhe qyteteve të tjera në mbarë Egjiptin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test