Heroizmi i Sherif Frangut, shfaqet në “Feniksin e pranverës së madhe”

Dokumentare

Heroizmi i Sherif Frangut, shfaqet në “Feniksin e pranverës së madhe”

Më: 3 prill 2017 Në ora: 15:20
Pamje nga shfaqja e dokumentarit

"Feniksi i pranverës së madhe" është titulluar dokumentari i cili u shfaq sot për nder të përvjetorit të 36 të rënies së dëshmorit të kombit, Sherif Frangu.

Neriman Braha, përfaqësues i Shoqatës së të Burgosurve Politik, tha se 36 vjet më parë në Prishtinë e gjithandej Kosovës jehonin fuqishëm kërkesat e shqiptarëve për të drejta të barabarta me popujt e tjerë të federatës jugosllave.

 Ndërsa këto kërkesa përmblidheshin në sloganin e njohur 'Kosova Republikë'. Ai tha se me 1, 2 e 3 prill të vitit 1981 në Prishtinë e në gjithë Kosovën qindra demonstrues kërkuan që pozita e Kosovës në federatën jugosllave të ngritet në nivelin e Republikës dhe të ishte e barabartë me republikat e tjera të saj.

 Ai tha se më 3 prill të vitit 1981 në ballë të protestuesve ra heroikisht edhe Sherif Frangu.

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Heronjve dhe Dëshmorëve, dhe vëllai i heroit Afrim Zhitia, Naim Zhitia, tha se Sherifi që nga vrasja e tij ka qenë dëshmor dhe është respektuar nga populli i Kosovës bashkë me shokët e vet.

  Por, tani është edhe juridikisht nga institucionet e Kosovës njihet si dëshmorët e Kosovës dhe tash e tutje merr pjesë në listën e heronjve të Kosovës. 

Ndërsa në emër të familjes foli trashëgimtari i Sherif Frangut, Sherifi i ri,  i cili falënderoi të gjithë për këtë film dokumentar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat