Çfarë ka ndodhur më 7 korrik?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 7 korrik?

Më: 7 korrik 2017 Në ora: 07:58
Dwight D. Eisenhower

1534 – Kolonizimi evropian i Amerikës veriore: evropianët dhe autoktonët vendosin për herë të parë marrëdhënie në Gjirin Shën Lawrence në Nju Brunswick. Në fakt, kolonizimi evropian i Amerikës kishte filluar qysh në shekullin e 10-të, kur marinarët skandinavë eksploruan brigjet (sot Groenlandë e Kanada) Sipas folklorit, konfliktet e dhunshme me popullatën indigjene i bënë skandinavët t’i braktisnin vendbanimet. Kolonizimi i gjerë evropian filloi në vitin 1492, kur një ekspeditë spanjolle e drejtuar nga italiani Kristofor Kolombi lundroi nga Spanja në perëndim për të gjetur një rrugë të re tregtare për në Lindjen e Largët, por pa dashje zbuloi Amerikën; pastaj pasoi pushtimi evropian, eksplorimi në shkallë të gjerë, kolonizimi dhe zhvillimi industrial.

1770 – Ndodh Beteja e Largas ndërmjet Perandorisë Ruse dhe Perandorisë Osmane. Ishte një betejë midis 65.000 kalorësve tatarë të Krimesë së bashku me 15.000 këmbësorë osmanë kundër 38.000 ushtarëve rusë në brigjet e lumit Larga, Rusi. Beteja zgjati 8 orë dhe përfundoi me fitore vendimtare për rusët.

1807 – Luftrat e Napoleonit: Traktati i paqes i nënshkruar në Tilsit midis Francës, Prusisë dhe Rusisë i jep fund Luftës së Koalicionit katërt. Evropa Qendrore u shndërrua në fushë beteje përsëri në vitin 1809, kur Austria dhe Britania krjuan Koalicionin e pestë dhe i shpallën luftë Francës.

1846 – Lufta Meksikë – SHBA; trupat amerikane zënë Montereyn dhe Yerba Buenan, duke aneksuar Kaliforninë.

1863 – Shtetet e Bashkuara fillojnë rekrutimin në ushtri; përjashtoheshin nga shërbimi i detyruar ata që ishin në gjendje të paguanin 300 dollarë.

1865 – Lufta Civile Amerikane: katër komplotistët në vrasjen e presidentit Abraham Linkoln ekzekutohen me varje.

1947 – Në Roswell, Nju Meksikë, ndodh Incidenti Roswell; Edhe pse rrëzimit i atribuohet një tullumbaci të forcave ajrore amerikane për mbikqyrjen e motit, shpjegimi më i famshmëm i asaj që ndodhi është se objekti ishte anije jashtëtokësore. Që nga fundi i viteve 1970, incidenti Roswell ka qenë subjekt i shumë polemikave, dhe shumë teori komploti kanë lindur në lidhje me ngjarjen.

1958 – Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower nënshkruan Aktin për pranimin e Alaskës si shtet të Shtetet e Bashkuara.

1983 – Lufta e Ftohtë: Samantha Smith, një nxënëse amerikane, shkon në Bashkimin Sovjetik me ftesë të Sekretarit të Përgjithshëm, Yuri Andropov.

1985 – Gjermani Boris Becker bëhet lojtari më i ri që fiton kampionatin e tenisit në Wimbledon në moshën 17 vjeçare.

2002 – Një skandal shpërthen në Britani, kur raportet e lajmeve akuzojnë zbulimin britanik MI6 për strehimin e Abu Qatadas, kreun e Al-Kaedës në Evropë, për ta përdorur klerikun si informator kyç kundër militantëve islamikë në Britani.Më 2013, Qatadas u ekstradua në Jordani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat