Elbasani qytet dhe thesar i kulturës abuzohet nga vet shqiptarët!? - Bota Sot
Elbasani qytet dhe thesar i kulturës abuzohet nga vet shqiptarët!?

Dokumentare

E premte, 15 dhjetor 2017

Elbasani qytet dhe thesar i kulturës abuzohet nga vet shqiptarët!?

Nga: Luan-Asllan dhe Jola Doçi Dibrani Më: 6 dhjetor 2017 Në ora: 13:50
Foto-reportazh nga Elbasani- Shqipëri Dhjetor 2017

Të pasionuar mbas   bukurive të natyrës ,kulturës sonë ,vlerave tona artistike, bashkë me  Jola Doçin ,festa e  ditës se flamurit ,me 28  nëntor  na gjeti në Tiranë. Pas një shetie në Bulevard  zgjodhëm Elbasanin ta  vizitojmë.

Rruga  që gjarpëronte deri ne Autostradën Tirane -Elbasan  ishte  me bukuri të rralla natyrore .Aty  rrezet  e diellit ia epnin koloritin e   bukur natyrës shumëngjyrëshe  që gërshetonin   gjethet  kuqërremta me rrezet  diellit .   

Pejsazh gjatë rrugës për Elbasan

Nga se Elbasani njihet si qytet i lashtë, me monumentet kulturore nga më të rrallat që përkon me Shqipërinë e Mesme,ne përjetuam  nga Tirana deri ne Elbasan,ato bukuri  natyore  qe na shoqëruan me vargmale e njëpasnjëshme deri në plantazhet e bukura  të portokajve mandarinave dhe pemëve tjera qe akoma  ishin  në  trungon e pemishtes. Kureshtja ishte e madhe  që të jemi vizitor në ketë  pikë të vlerave tona kombëtare që kanë zënë vendin e merituar në botën e monumenteve të kulturës  shqiptare, por edhe botërore...

Do te thoshin filozofet, se kultura shqipetare eshte pike kulmore e thesarit të trashëgimisë, qe do te vetedijsoj njohësit evropian e botëror të thellojnë me shume pune për të jetësuar zbulimet e një thesari të ri qe është maje e Olimpit për ata qe e dëshirojnë një te kaluar me një ngjyrë vërtetë të artë te zbulimeve te mëdha me një qellim qe historia dhe vlerat tona te kthehen në  vendin e vet.

Me të hyrë  ne këtë kështjellë,  nga porta  kryesore  reflekton  një  arkitekturë  e lashtë,  qe populli shqiptar duhet të jetë krenar përherë. Kështu u futëm ne brendësinë  e kësaj kalaje   duke  ndier veten krenar  qe t’i shohim  vlerat tona  historike. Për çudi  në hyrje të portës, ishte një tip kthine për informata, por nuk  i përngjan fare një  byroje informative. Nuk kishte as  një mbishkrim  së paku se kur punohet!... Aty mungonte se paku një skicë  hartore informative   e shtrirjes se kësaj  kështjelle. Aty  nuk pamë  edhe një  shkronjë apo broshura informative  as në gjuhën shqipe, por as në gjuhët tjera që duhet të  ekzistojnë në hyrje   për t’ja  lehtësuar  vizitorit   informimin   mbi këtë vlerë tonën trashëgimtare, të atyre vlerave  që me sfida te mëdha   e ruajtën  gjeneratat e  gjyshërve dhe stërgjyshave  tanë!?...

Image

Shkatërrimi  i vlerave monumentale të kalasë së Elbasanit

Luftërat barbare gjatë shekullit IV dhe V të erës sonë sollën shkatërrimin e kështjelles, dhe u desh dora perandorit bizantin me origjinë Dardane Justinian, e rindërtoi kështjellën mbi themelet e vjetra. Kjo kështjellë shihet qe në fillim të pakujdesisë  së madhe në  prishjen e  rrugëve me kalldrëme dhe  te nxjerrura fare gurtë nga vendi.

Pamje nga Porta hyrëse dhe brendësia ne Kalasë ne Elbasan,duke e humbur vlerën e te kaluarës  me ndërtime të egra dhe gurtë me vlera duke u varrosur në baltë pa kurrfarë vlere?

Ndryshimi i madh është se origjinaliteti i saj kishte ndryshuar shumë, si në infrastrukturë  edhe në  arkitekturë. Lind pyetja ,përse kaq  indiferent gjenden ata zyrtar,qeveritar të kësaj Bashkie .Përse lejohet  qe  kalaja e vjetër,të  vërshohet nga   ndërtimet dhe rindërtimet ilegale  në brendësinë  e  mureve të saj!

Aty është defekti me i madh i kulturës sonë dhe institucioneve përkatëse,të Bashkisë se Elbasanit qe  me keqmenaxhim dhe  korupcion  lejojnë  me ndërtua objekte private brenda?
-Është shumë e  çuditshme!!! Ne  jetojmë në Gjermani, por për një  ndryshim të  vetëm një ngjyre   të  drurit në një shtëpi  private  të mbrojtura nga shteti si  arkitekturë  e vjetër, ka ndodh qe pala u gjobit edhe  20.000 euro.

Është  e nevojshme qe ato leje qe jepen me ryshfete për ndërtime te tilla brenda mureve qindra dhe mijëra vjeçare të futen institucionet   përkatëse  të ndëshkohen dhe të dënohen  ata qe e  kane shëmtuar këtë  vlerë  me rëndësi historike. Për mes këtij artikulli  ftojmë  qeverinë Rama të ndikoj dhe sa me shpejt tu ndalet hovi këtyre ndërtimeve nga njerëzit e pa  papërgjegjshëm!?...

Image

"Njohja, ruajtja dhe vlerësimi i Kalasë së Elbasanit"

Në Elbasan, çdo vizitor mahnitet nga bukuritë e gërshetuara të natyrës. Por nëse viziton kalanë e qytetit, pak metra nga njëra-tjetra sheh në harmoni të plotë tre kulte fetare, kishën ortodokse, atë katolike dhe xhaminë e vjetër. Kalaja është treguesi i historisë së një populli prandaj edhe Elbasani duhet  ta  ruajnë këtë ndërthurja aq të bukur.

  Nëse bëhet një organizim si duhet   në një te ardhme  ka mundësi qe  vetëm me hyrje nga vizitorët e huaj të jetë  e përfituar edhe  vet Bashkia dhe Kalaja për mirëmbajtën e saj.

Instituti i Monumenteve duhet të  marrin masa për të frenuar shkatërrimet, si e drejta e këtij institucioni për të ndërhyrë në parandalimin e ndërtimit pa leje dhe jashtë parametrave të lejuar në një territor. Aty  pjesa dominuese ishte guri dhe rrugicat të shtruar me kalldrëm. Ato pamje   të sillnin në kujtesë historinë e tyre të vjetër. Kjo kala  rriti edukoj dhe  krijoj  figura te mëdha  historike edhe  në epokën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare .

Ta vizitosh  këtë kala dhe mos të hyjsh në rrugicën e ngushte ku  shënon emri i  Kostandin Kristoforidhi do mbetet vizita e mangët , autor i abetares shqipe, fjalorit gegërisht dhe toskërisht, i cili konsiderohet si babai i gjuhës shqipe. Kur jemi të kjo tema të rikujtojmë se  koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ,Elbasani ne cilëson si   përhapës të mendimit përparimtar arsimor e kulturor. E dije s pushtuesit e kanë  prish dhe  rrënuar disa herë, por mos të bëhemi edhe ne shqiptarët  barbar ndaj kulturës sonë të shenjte...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test