Çfarë ka ndodhur më 29 janar?

Dokumentare

Çfarë ka ndodhur më 29 janar?

Më: 29 janar 2018 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

1595 – Romeo dhe Juliet e William Shekspirit u vu në skenë për herë të parë në Londër (të paktën kështu është pranuar). Krahas Hamletit, Romeo e Juliet është pjesa më e shfaqur e Shekspirit dhe jashtëzakonisht popullore që kur ai ishte gjallë. Romeo e Juliet është gjithashtu një nga dramat e para shekspiriane e shfaqur jashtë Anglisë; një version i shkurtër dhe i thjeshtuar i saj u shfaq në vitin 1604 në Bavari, Gjermani.

1613 – Galileo Galilei vëren Neptunin, por nuk arrin të njohë atë që sheh, disa thonë, i penguar nga mjegulla. Librat e historisë thonë se planeti Neptun u zbulua a përcaktua nga mesi i viteve 1800, pas shumë spekulimesh.

1802 – John Beckley bëhet bibliotekari i parë i Kongresit amerikan. Paga e tij ishte 2 dollarë ditë. Kur pozita e bibliotekarit u krijua më 26 janar 1802, Presidenti Thomas Jefferson i kërkoi mikut të tij, John Beckley, nëpunës i Dhomës së Përfaqësuesve, për të zënë këtë post. Dhe Beckley shërbeu njëkohësisht në të dy postet. Beckley kishte lindur në Angli më 4 gusht 1757, dhe erdhi në Virxhinia në moshën 11 vjeçare, si shkrues gjykate. Kur u rrit, ai shërbeu në disa poste gjithnjë e më të rëndësishme politike. Dhe kur qeveria e Virginia u zhvendos nga Williamsburgu në Richmond, Beckley u bë anëtar i këshillit bashkiak dhe pastaj kryebashkiak. Kur John Beckley vdiq më 1807, djali i tij Alfred trashëgoi disa hektarë tokë në atë që sot është Virxhinia Perëndimore, dhe ndërtoi shtëpinë e parë të një fshati, sot qyteti Beckley.

1845 – Poema “Raven” (Korbi) u botua për herë të parë në gazetën Evening Mirror në Nju Jork dhe autori Edgar Allan Poe (1809 – 1849) përdori pseudonimin Quarles në këtë botim. Stili i poemës ishte i ri, ashtu edhe emri i rremë i autorit. Më vonë, Poe do të shprehej në esenë e tij “The Poetic Principle” se nuk i pëlqente didaktizmi dhe alegoria, edhe pse besonte se kuptimi në letërsi duhet të jetë nën sipërfaqe. Shkrimet me kuptime të dukshme, shkruante ai, pushojnë së qeni art. Poe besonte se shkrimi i mirë duhet të jetë i shkurtër dhe të përqendrohet në një efekt të veçantë. Ai besonte se shkrimtari duhet të llogarisë me kujdes çdo ndjenje dhe ide. “Këtë mënyrë rigoroze, ndoqa kur shkrova poemën “Korbi”, thotë Poe në esenë “The Philosophy of Composition”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat